Petrit Vasili: Rritja jashtëzakonisht e madhe e LSI, shqetësimi i dy forcave të tjera politike

504
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar se rritja jashtëzakonisht e madhe e peshës së elektoratit të LSI është shqetësimi i dy forcave të tjera politike. I ftuar në studion e televizionit “ABC Neës”, z. Vasili shprehu bindjen se LSI është e qartë në objektivin e saj për të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Gjithashtu, Kryetari i LSI-së theksoi se programi i LSI-së, por edhe mbështetja e të rinjve, janë armët më të forta të kësaj force politike që do të sjellë një fitore plebishitare.

Jemi në atë që mund të konsiderohet zeniti i një fushate elektorale. Duket si një deja-vu, por Lëvizja Socialiste për Integrim, pas kaq vitesh, sërish gjendet përballë dy partive të mëdha, madje e atakuar fort nga të dyja. Ishte një pozicionim i imponuar, apo LSI-a në një farë mënyre shkoi drejt këtij pozicioni?
Nuk është absolutisht çështje deja-vu-je. Jemi në një garë, ku secili konkurron në rrugën e tij, në hullinë e tij. Secila nga forcat politike konkurron dhe LSI është shumë e lumtur që konkurron në udhën e saj. Kemi dashur gjithmonë të kishim në një konkurrim të tillë. Rrethanat e prunë në këtë mënyrë, por është shumë mirë që është kështu. Sot jemi përpara shqiptarëve për t’u treguar qartë se ç’duam të bëjmë dhe ç’kemi në plan ne të bëjmë. Jo rastësisht ky është një nga elementët më të pandarë të ditës sime të punës, qëkur ajo fillon e deri natën vonë, pasi nuk jemi lodhur së shpjeguari të gjithëve, që vendi ka nevojë për një plan për Shqipërinë. Ndihem i keqardhur në fakt, sepse do doja të kishte edhe një përplasje alternativash, por nuk ka një të tillë, pasi partitë e tjera që konkurrojnë, siç janë edhe Partia Socialiste, apo Partia Demokratike, të cilat është e kuptueshme që nuk kanë asnjë lloj alternative. Socialistët, ose Edi Rama, më mirë me thënë, ka vetëm një alternativë të vetme, që është gjithçka për vete, për gllabërimin e çdo gjëje. Edhe metafora që ka gjetur është shumë e sinqertë, është i vetmi moment i sinqertë i Edi Ramës gjatë gjithë fushatës, pasi do qetësi për vete dhe do timonin, të dyja bashkë. Partia Demokratike sigurisht është në një konfuzion të madh, nuk ka asnjë ofertë të re. Ka Republikën e re që është republika drejt asgjësë dhe ne kemi detyrë trefishe, pasi duhet patjetër t’u japim shqiptarëve një plan të qartë se ç’do të ndodhë me ta në katër vitet e ardhshme. Një përgjigje të fortë presin bizneset nga njëra anë, të cilët janë atakuar, dhunuar nga një sistem feudal taksash, nga një sistem që ka arritur deri në kufijtë e një kriminalizimi deri në gjobitje të pashpirt. Njëkohësisht ka edhe shumë shtresa të tjera, të cilat kanë nevojë t’u zbutet kjo dhunë shtetërore mbi të ardhurat e tyre, të cilët janë tatuar si asnjëherë më parë, në nivele shumë të larta dhe për të cilat ne propozojmë një ulje dy herë e gjysmë. Njëkohësisht edhe prioritizimi i dy sektorëve madhorë të ekonomisë, të cilat kanë rezerva jashtëzakonisht të mëdha të pashfrytëzuara, siç është turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë edhe për rritje të madhe ekonomike të vendit, por edhe gjenerim punësimi të jashtëzakonshëm janë aty dhe nuk janë eksploruar.

Më bëtë një parashtrim të vizionit tuaj për të ardhmen. Do ta marrim si program dhe do ta analizojmë në detaje, qoftë edhe për faktin që është i vetmi program i printuar, që mua më vjen në dorë nga partitë politike…
Ky është një program, me të cilin ne kemi javë që punojmë, të cilin e promovojmë dhe të cilin e kemi sqaruar dhe këtë gjë do ta bëjmë deri në fshatrat më të largët. Ne nuk jemi lodhur duke iu thënë shqiptarëve që nuk është thjesht se kërkojmë besimin e tyre dhe besimin e tyre për të qenë forcë e parë duhet ta materializojmë me një punë, e cila është një e mirë që u kthehet atyre. Është një plan, unë e kam thënë edhe në takimet që ne kemi zhvilluar, që i drejtohet vegjëlisë dhe jo oligarkisë.

Për të mbetur pak te pjesa politike e asaj çfarë po ndodh. Pasi qeverisët 4 vite me PD-në, 4 vite të tjera me PS-në, në një farë mënyre të gjithë menduam që akuzat e ndërsjella të paktën kundrejt jush, ishin neutralizuar tashmë, ndërkohë që ndodh krejt e kundërta. Pas diçka më shumë se 8 vitesh, ju jeni bërë sërish tabela e qitjes e dy partive të mëdha. A ka një arsye të posaçme për këtë? Përse akuzohet kaq fort LSI-a, kur z. Rama e konsideron si aleatin plëngprishës, që në një farë mënyre i prishi qeverisjen dhe z. Basha, të cilin nuk e kemi kuptuar akoma përse…?
Nuk e di. Së pari, ne do të flasim dhe komunikojmë shumë seriozisht, duke pasur parasysh teleshikuesin tuaj. Me lajthitjet edhe të liga, por me lajthitjet përse jo edhe psikotike të Edi Ramës nuk kam ndërmend të humbas as edhe 1 minutë kohë, pasi një mendje i thotë që reformat më strategjike dhe çdo gjë është bërë falë një bashkëpunimi politik me LSI, pa të cilën nuk do të bëheshin këto reforma madhore dhe gjysmën tjetër të ditës thotë një tufë me budallallëqe. Këtu kemi të bëjmë me një çrregullim psikotik. Të kthehemi të thelbi i çështjes. Çështja është shumë e thjeshtë, rritja jashtëzakonisht e madhe e peshës së elektoratit të LSI, është ky shqetësimi i dy forcave të tjera politike. Dhe nuk kanë asnjë shqetësim parimor, as nuk iu dhemb për Shqipërinë, pasi në dorë e kanë pasur për vite të tëra. Nëse janë akumuluar një pafundësi mosrealizimesh, një varfëri, e cila vazhdon të thellohet dhe nuk lehtësohet, në qoftë se thellohet papunësia, një sistem taksash, i cili bazohet mbi gjobat, politika e koncesioneve, ku palët kishin shkëmbyer akuza ku Rama kish thënë se nuk e bëj kurrë Shqipërinë si Berisha me koncesione, dhe e tejkaloi me koncesionet sa s’ka ku të shkojë më. Pra, nuk kanë asnjë merak për Shqipërinë, nuk kanë asnjë merak për ta qeverisur më mirë vendin, por kanë një merak, mbi rritjen e jashtëzakonshme të LSI.

LSI lëshon akuza ndaj PS, por herë pas here edhe mbi PD. Ju keni qenë në qeverisje me ta…

Është një konflikt, i cili u lëshua në publik dhe një ofensivë e tillë filloi nga PS. Jemi në një situatë, ku jemi të detyruar të përgjigjemi dhe t’i themi “boll” vetëpërmbajtjes tonë, e cila ka qenë shembullore, edhe rreth zbatimit të marrëveshjeve, edhe vetëpërmbajtjes përtej çdolloj limiti.

Cila ka qenë pjesa e përgjegjësisë së LSI në këto 8 vite që ka qenë në qeverisje?
Përgjegjësia e LSI ka qenë një dhe vetëm një, duhet të denonconte fort, dhe e kemi bërë, kronikat tuaja kanë qenë mbushur, gazetarët tuaj kanë evidentuar disa kronika, dhjetëra e dhjetëra qëndrime të miat kritike, një si kryetar i Grupit Parlamentar dhe tjetra si zv/kryetar i LSI, dhe në shumë momente kemi thënë që opozitën e vërtetë në këtë vend po e bënte LSI dhe nuk po e bënte PD. Pra, kemi qenë kritik edhe më parë, kemi pasur njëkohësisht edhe një normë vetëpërmbajtje, por ka një moment kur thuhet “mjaft” dhe populli thotë “zullumi u trash”.

Keni qenë kritik, por nuk morët një vendim drastik, si ai i rrëzimit të qeverisë?
Ne kishim bërë një marrëveshje politike me PS. Por ne dallojmë nga PS, e cila marrëveshjet i prish apo i minon edhe në mes të rrugës, siç ndodhi rëndom në zgjedhjet e pushtetit lokal. Nuk është në sjelljen tonë politike mosrespektimi i marrëveshjeve. Ne i respektojmë marrëveshjet, i çojmë deri në fund dhe atë ditë bëjmë dhe konkluzione e analiza çfarë funksionoi dhe çfarë jo. Dhe pikërisht këtë po bëjmë dhe tani, në mënyrë shumë të prerë dhe shumë rigoroze.

Shihni të ketë një skenar të mirëfilltë për nesër një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për eliminimin politik të Ilir Metës?
Marrëveshjet politike midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës janë marrëveshje të dy klounëve, të cilët maksimumi të bëjnë për të qeshur dhe nuk shqetësojnë asnjë, pasi LSI për fatin e tyre të keq, siç e shikoni rritja është kaq e madhe sa ky lloj skenari, këta filma të parë dhe riparë kanë ndërruar vetëm aktorët, të cilët, për fat të keq, janë përkeqësuar, por nuk i kanë bërë asgjë LSI.

Ka pasur një deklaratë të z. Ilir Meta, i cili ka folur ndoshta më ashpër se kushdo tjetër këto ditë, duke paralajmëruar mos dekretimin e kryeministrit apo ministrave të ardhshëm në rast se vota do të preket. Keni indicie z. Vasili se mund të preket vota nga dy partitë e mëdha, apo është një reagim, që vjen pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pasur një vendim?
Në këtë mënyrë funksionimi pas kësaj marrëveshje, nëse ju e kuptoni, që është një fjalë me edukatë shumë të madhe, të këtij lloj pazari, pasi asnjeri nuk i njeh termat e marrëveshjes, nuk di se në ç’mënyrë marrëveshja parimore këmbeu OSHEE-në, policinë etj. Pra, që ishin nga një marrëveshje parimore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfundoi në një pazar besoj nga më ordinerët, me të cilët kemi asistuar. Jam i bindur, pavarësisht se ju keni statusin e paanshmërisë që nuk mund ta cenoni, por ju keni ngelur pa gojë kur keni parë OSHEE, hipoteka, fjala e tyre. Megjithatë është në standardin e pazarit të këtyre partive nuk bie dot në nivelin e këtij pazari dhe absolutisht shkarkimet ishin dhe vazhdojnë të ishin sjellje e një modeli antiqeveritar, e cila tenton të trembë, e të vërë në trysni njerëzit, kuptohet që kjo është një praktikë e marrë fund. Njerëzit janë vendosur në trysni në kohë shumë të vështira, po kur pluralizmi, Shqipëria, demokracia është tronditur.

Madje, reagimi ka qenë shumë i egër, i ashpër dhe dështimi ka qenë spektakolar. Kjo është një gjë e provuar dhe e stërprovuar. Ata nuk kanë bërë as më shumë e as më pak. I kanë ricikluar këto sjellje të shëmtuara, të cilat të gjithë shpresonin, duke i bërë nga më bajatet e vulgaret. Tani edhe këto vulgaritete, kjo formë paraqet një rrezik në funksionimin e demokracisë, qoftë në funksionimin e shtetit, pasi edhe shkarkimet arbitrare kur ne kishim bërë be për ligj, për shërbimin civil dhe histori të kësaj natyre, duke rrahur gjoksin përpara Evropës në mënyrë të veçantë Partia Socialiste dhe brenda ditës së bashku me Partinë Demokratike, që vdiq për një ligj të shërbimit civil dhe bënte gjyqe pa fund për shkarkimin e njerëzve të saj, sot mbetet histori e kësaj natyre. Unë kam një shqetësim, shqetësimi kryesor është të jemi të vëmendshëm te vota. Çdo tendencë për të fituar, pasi ka pasur një fitim shumë të shëmtuar të policisë, e cila ka paraqitur zgjedhje. Ka një paralajmërim të fortë që të jenë shumë të qartë ata, të jenë shumë të qetë qytetarët, që asnjë votë nuk do preket. Për çdo votë do bëhet shërbimi deri në fund, çdo gjë do kishte dhe udhëzimin të tentonte qoftë dhe diçka se për t’u realizuar nuk do realizohej, do përballej ashpërisht.

Kur ju akuzoni drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, keni fakte apo aludime?
Kjo është pyetja më e lehtë që mund të më kenë bërë dhe kam mirënjohje. Jemi lodhur nga pyetjet e rënda, dhe kjo është një pyetje e lehtë, sepse unë nuk kam nevojë të lodhem, duke u përgjigjur, pasi unë mund të hap celularin tim e të klikoj 10 kronika, që nga kolegët tuaj mirënjohës të të gjithë mediave më gjigante të globit, të cilët referojnë për Kolumbinë e Evropës Shqipërinë. Tani ju jeni gazetare e vjetër me eksperiencë. Ka raportime pa fund dhe kërkoni fakte të tjera dhe nga unë? Kemi raporte të Evropolit shumë të qarta. Kemi fakte për drogën. Pra kjo polici e kriminalizuar po vijmë më tutje ka demonstruar dhe sjellje te caktuara si ndalime personash, të cilat ne i kemi denoncuar, të cilët kanë pasur lidhje politike me LSI-në, të cilat kanë rezultuar të njëjtat, blof, duke u sjellë si një polici e një shteti bandit. Dhe kësaj i themi që kemi një vëzhgim shumë të fortë. I themi që kemi një mekanizëm të tërë fakt mbledhës dhe do t’i vëmë para përgjegjë- sisë ligjore. Disa prej tyre do të jenë edhe pas hekurave, sepse kanë ndërhyrë në jetën politike të vendit dhe janë sjellë në mënyrë shumë të shëmtuar. Sa mund të funksionojë paralajmërimi i z. Meta se ai do të bllokojë dekretimet? Përmbushja e standardeve të zgjedhjeve do të jetë një gjë që do të evidentohet, sepse dita e zgjedhjeve është në sytë e publikut. Çdo element do të regjistrohet dhe evidentohet me shumë saktësi. Nuk mund të dekretohet një ministër që do të marrë pjesë në prishjen e zgjedhjeve, kërcënime, apo blerje vote.

Ka një arsye për debatin e djeshëm për numëruesit në zgjedhje që u bë në KQZ?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhbëri, nën ndikimin politik, një vendimmarrje, e cila ishte e mbyllur. Është shprehur një herë dy vite më parë dhe asgjë nuk ka ndryshuar dy vite më pas. Kjo është e qartë si drita e Diellit për këdo.

Keni pasur një takim me kreun i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Çfarë u diskutua?
Ka qenë një kafe e z. Meta me z. Idrizi. Ka një ndarje të një vullneti të përbashkët dhe të palëkundur që të administrojmë çdo votë të çdo shqiptari për çdo parti politike. Çdo votë të numërohet ashtu siç është hedhur dhe të mos ketë deformim. Dhe këtu kemi dakordësi të plotë dhe vullnet të hekurt. Sigurisht që dy partitë e tjera kanë vokacion tjetër dhe kanë një histori boll të shëmtuar në lidhje me këtë gjë. Dhe këtu ne ndahemi.

Ka pasur një mesazh të shpërndarë nga kreu i PS-së, Edi Rama, që thotë të mos e bëjmë lajm LSI-në, ta harrojë që do të jetë e tretë. Keni ndonjë koment në lidhje me këtë?
Ne nuk u kemi udhëzuar gjë njerëzve tanë për PS-në, absolutisht. Kemi vetëm një udhë- zim, LSI forcë e parë! Jemi shumë të qartë në këtë punë, Edi Rama ka shumë komplekse të të gjitha llojeve dhe formave. Ka një larmi kompleksesh dhe është viktimë e komplekseve të tija. Ka vetëm një veti karakteriale, që nuk e lartëson: ka ligësinë, por është problem i tij. Fatmirë- sisht, një i lig është hall për veten, nuk është hall për të tjerët. Nuk më shqetësojnë farë këto gjëra, ka një objektiv të palëkundur për të qenë forcë e parë. Kemi një detyrim t’i përfaqë- sojmë të gjithë këta qytetarë, të cilët nuk mund të qeverisen nga liderë politikë, të cilët nuk kanë as çfarë t’u thonë qytetarëve, nuk kanë një program politik dhe kjo është e frikshme. Unë kam ardhur në studion tuaj, po bisedoj me ju, por unë po ndaj me ju dhe qytetarët programin tonë. Pasi unë të dal na kjo studio, të gjithë e kanë të qartë që kryetari i LSI-së kishte këtë program, ka këtë plan për Shqipërinë. Ju duhet të dini që me LSI-në forcë të parë, cilat janë ato që duhet t’i kërkoni kësaj force politike dhe çfarë prisni. Ndërsa po të ishin homologët e mi, njëri do të sillte një tepsi të madhe dhe timonin, ndërsa tjetri me tezën e Republikës së re. Asgjë tjetër. Ju do të gajaseshit, por qytetarët do të kishin një zymtësi të madhe. Kurse, me programin tonë tërë atë njerëz që janë pa punë do të merrnin një lajm të mirë, të gjithë ato biznese nuk do të merrnin një lajm më të mirë se ky, që do t’u ulen tre herë taksat dhe kolegët e tuaj nuk do të merrnin lajm më të mirë sesa të paguani 2 herë e gjysmë më pak tatime mbi të ardhurat tuaja.

Dua të mbetem te pjesa politike, ku në mënyrë krejt të papritur shfaqet ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri historik i PS-së, Fatos Nano, të paktën nga daljet e tij të fundit, ne mbajmë mend një marrëdhënie të mirë me z. Meta dhe një lloj pozitiviteti ndaj LSI-së. Krejt e kundërta në mesazhin e tij për ditëlindjen e PS-së. Pseudoaleanca, thotë z. Nano, flet për jo timon, por destinacion të z. Rama dhe më gjerë. Çfarë ka ndodhur mes LSI-së, apo më saktë mes Ilir Metës dhe z. Nano dhe realisht pas këtij riafrimi NanoRama, a fshihet ndonjë skenar tjetër?
Kam besim që do kenë ndarë eksperiencën shumë pozitive që ka pasur Nano në 2005-n me LSI-në kur la pushtetin. Si duket po e përgatit që dalëngadalë do t’i ndodhë kjo gjë. Sepse një njeri si ai që e ka vuajtur mund t’ia thotë më mirë një njeriu tjetër, ia thotë më ëmbël, më butë, që kështu do të ndodhë edhe me ty.

Vizioni dhe një kalim i përmbledhur i programit tuaj?
Transformimi ekonomikosocial i vendit do të thotë që vendi të marr stimuj të mëdhenj pozitiv, që vijnë nga veprime konkrete e jo fjalë, për t’u transformuar. Që ekonomia të marrë frymë, të ndjehet e çliruar dhe të investojë e riinvestojë. Thënë më thjeshtë: duke ulur tre herë taksat për bizneset me xhiro deri në 20 milionë lekë, duke përgjysmuar taksat për bizneset deri në 100 milionë dhe duke e ulur deri në 40% ato mbi 100 milionë ju e kuptoni që janë një burim shumë i madh të ardhurash që mbeten në duart e biznesit, që natyrshëm i riinveston dhe duke i riinvestuar hapen mijëra vende pune. Së dyti, përveç kësaj politike fiskale shumë të fortë nga ana sociale, por inspiruese dhe frymëzuese për të injektuar vazhdimisht para në ekonomi, prioritizojmë qartazi dhe prerazi, jo si më parë, 2 sektorë madhorë me rezerva për rritje ekonomike shumë të mëdha: turizmi dhe bujqësia. Rezervat këtu, nga 1 në 100 i kemi shfrytëzuar 5 apo 10, rezervat janë me dhjetëra apo 15 herë pashfrytëzueshmëri. Ka sektorë që mund të kenë arritur në një farë rezaurimi, ku mund të mos presësh rritje të mëdha. E dyta, prodhimi bujqësor. Me programin tonë bëjmë 0% TVSH mbi inpute dhe fitim dhe duke investuar çdo vit 250 milionë euro për bujqësinë dhe duke arritur gati të 15-fishojmë subvencionet në bujqësi, arrijmë që prodhimi bujqësor kombëtar që sot është 2 miliardë euro, brenda katër vjetësh shkon në 4 miliardë euro. Llogaritë janë të thjeshta për t’u bërë se ç’do të thotë. Do të thotë që kjo bujqësi që sot kontribuon me 20% të GDP, dyfishohet në 40%. Turizmi arrin nga 15% në 30%. Bëhet fjalë për shifra kaq të mëdha të cilat e gjallërojnë ekonominë në mënyrë kapilare dhe prodhojnë realisht jo me regjistrime e riregjistrime formale, por 170 mije vende të reja pune, nga ku 100 mijë vende të reja janë në planin tonë për të rinjtë të dedikuara vetëm për ata. Për të rinjtë kemi një plan që subvencionon punëdhënësit një pjesë të pagës që ia ofron punën e parë një të riu. Kjo që sa më shumë të rinj të merren në punë. Po t’i marrësh këto shtylla themelore të programit: taksa më të ulëta, inspirim, të ardhura personale që u ulen tatimeve, mundësi që individët të konsumojnë më tepër, të pasurit të bujqësisë, turizmit dhe punësimit të të rinjve, vendosim 4-5 kolona që krijojnë gjallërim ekonomik, jo vetëm rritje të volumeve ekonomike dhe shkëmbimit ekonomik të jashtëzakonshëm, por edhe zhvillim ekonomik real.
Sigal