Petrit Vasili: Rrëmbimi i Metës një bumerang i tmerrshëm, për Ramën dhe drejtësinë mafioze!

88
Sigal
Rrëmbimi prej gangsterësh i Ilir Metës dhe zero faktet, zero provat dhe zero dokumentet kundër tij, dëshmojne e bubullijnë se drejtesia mafioze eshte vetvrare dhe vetevarrosuar dhe është tashme vetëm një vegël e ndyrë qorre në duart e mafies ne pushtet.

Askush në këtë vënd nuk mund të harrojë kurrë se Rama dhe socialistët jane provuar me mijra, dokumente, fakte e prova si hajdute, që kanë grabitur dhe grabisin miliarda euro.

Kjo tregon qartë e në dritë të diellit se sa i zi eshtë surrati kësaj drejtësie, që është inkriminuar dhe kriminalizuar aq keq sa s’guxon të lëvizë as gishtin dhe as bishtin përpara kryemafiozëve të Rilindjes.

Mbi Ramen rëndojne përgjegjësi shumelë të rënda penale individuale dhe ai eshte akoma në zyrë, ndërsa SPAK- u i vetvarrosur nuk guxon ta cojë pas hekurave.
FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:
➖️
🚩Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.
🚩Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
🚩Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
🚩Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.
🚩Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u falën qindra milion euro të taksave të shqiptarëve, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.
🚩 Në faljen e qindra milion euro borxhe te CEZ.
🚩Ne aferen e Bordit te cmimeve te ushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qytetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.
🚩Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.
🚩Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkohe qe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbursimi per ilacet per qindra mijra shqiptare, qe vuanin covidin ne shtepi ku edhe himbën jetën me mijra.
🚩Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.
🚩Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.
🚩Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.
🚩Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.