Petrit Vasili: Reforma në Drejtësi nuk shpëtohet nga kapja me propagandë!

137
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se kapja de facto e reformës në drejtësi nga Rilindja nuk mund të shpëtohet dot nga propaganda.

Vasili thekson se të gjithë shqiptarët e dinë tanimë se ky pushtet e ka kapur reformën në drejtësi.

Sipas Vasilit, Reforma dhe problemet kritike të saj zgjidhen vetëm duke u mbështetur në ndryshimet Kushtetuese të 21-22 korrikut 2016, ku votimi me 140 vota i hapi rrugën zbatimit të drejte, për një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe të pandikueshme nga asnjë faktor vendas apo i huaj.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Reforma ne Drejtesi nuk shpetohet nga kapja me propagande dhe emulacion socialist!

Tonelatat e propagandes dhe te pseudooptimizmit qesharak kontrastojne fort me realitetin e Drejtesise ne Shqiperi dhe zbatimit te Reformes ne Drejtesi.

Qytetaret nuk po marrin drejtesi.

Qytetaret rrezikojne realisht, qe te te marrin shume vone drejtesi dhe dihet qe drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar

Kapja e drejtesise nga rilindja eshte fakt dhe sado qe propaganda te lodhet eshte e kote sepse kete kapje skandaloze nga rilindja e shohin te gjithe shqiptaret.

Problemet kritike te zbatimit te Reformes ne Drejtesi nuk i zgjidhin as stahanovizmat e rrema dhe as emulacioni socialist me personazhe te diskredituara te drejtesise se vjeter te konvertuar ne drejtesine e “re”.

Problemet e verteta ja ku jane, duan zgjidhje urgjente per te kthyer besimin e tronditur te qytetareve.

Keto probleme duan pergjigje dhe kushdo qe e pengon kete apo ben alibine e moszgjidhjes se tyre eshte bashkefajtor me rilindjen per rrenimin e endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re.

Ja ceshtjet qe nuk presin më:

1.Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:
a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,
b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,
c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,
d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.
2.Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten.
3.KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te kushtetutes dhe ligjit me qellimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.
4.Afatet kushtetuese te Reformes ne Drejtesi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha.
5.Konkurimi per vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.
6.SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshem te antareve te tyre.
7.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit te tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
8.Gjate procesit te plotesimit te Gjykates Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.
9.Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.
10.Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet ku mungesat ne personel jane kritike dhe ku dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve ku mbi 50 mije te tjera jane bere stivë.
11.Vetingu me standarte te dyfishta u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Faktet jane kokeforte dhe heshtja vetem e rendon situaten dhe pesimizmin.

Reforma ne Drejtesi nuk zgjidhet me arna te akaparuara nga Rilindja.

Reforma dhe problemet kritike te saj zgjidhen vetem duke u mbeshtetur ne ne ndryshimet Kushtetuese te 21-22 korrikut 2016, ku votimi me 140 vota i hapi rrugen zbatimit te drejte, per nje drejtesi te pavarur, te paanshme dhe te pandikueshme nga asnje faktor vendas apo i huaj.