Plagoset një person në Pogradec, dyshimet e para

169
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Pogradecit.

Një person ka mbetur i plagosur, në rrethana ende të paqarta

Dyshimet e para janë se konflikti ka filluar në gjendje të dehur midis dy personave, kur për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 4 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur për motive banale ndërsa dy personat e konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë së Pogradecit.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohe që momentalisht i shoqëruari në polici nuk është në gjendje të flasë pasi është ende nën efektin e alkoolit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.

Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.