Petrit Vasili ka bërë një deklaratë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai qëllimisht po zbraz Shqipërinë nga qytetarët e saj për të sjellë punëtorë të huaj që nuk votojnë.
Sipas Vasilit , qeveria ka lehtësuar procedurat për të sjellë dhjetëra mijëra punëtorë nga Filipinet, Bangladeshi, Indonezia e vende të tjera, ndërsa shqiptarët detyrohen të emigrojnë masivisht për shkak të varfërisë .
Vasili paralajmëroi se kjo politikë është shkatërrimtare për identitetin dhe ekzistencën e kombit shqiptar, duke e cilësuar 11 Majin si një ditë vendimtare për të shpëtuar vendin nga zhdukja.
Petrit Vasili:
Objektivi i Rames eshte: Shqiperia me nje grusht shqiptare dhe 95% te huaj, qe s’votojne!
Ne funksion te ketij objektivi oferta e Rames eshte shume qarte: “pune per filipinasit largim per shqiptaret”.
Dhjetra mijra filipinas priten te arrijne ne Shqiperi sipas kerkesave te ndermjetsuara nga qeveria e Rames.
Kerkesa, marreveshje, ndryshime ligji te Rames per te marre dhjetra mije filipinas, indoneziane, bangladeshas etj etj nga gjithfare shtetesh.
Eshte shume e qarte qe Edi Rama s’ka as me te voglin shqetesim per largimin e qindra mijra shqiptareve, perkundrazi kjo e gezon.
Mundesite per te punesuar shqiptaret ne Shqiperi jane pa fund, por qeveria ka vendosur te përzërë nga vendi sepse ata jane votues.
Eshte e tmerrshme te mendosh se shqiptaret kalojne La Manshin me gomone dhe perballen me veshtiresi ekstreme, perbuzje dhe keqtrajtim vetem e vetem se jeta ne Shqiperi eshte e pamundur.
Rama beson vetem tek skllaveria moderne dhe punesimi i mijra njerezve, qe nuk votojne dhe nuk ja rrezikojne pushtetin.
Shperberja e Shqiperise dhe largimi i shqiptareve eshte gjeja me tronditese, qe po ndodh qe nga ekzistenca e ketij vendi.
Krijimi i nje vendi me nje grusht shqiptare dhe me 95% njerez nga çdo cep i globit kjo eshte endrra e Edi Rames.
Ndaj 11 maji eshte dita kur Shqiperia mund te shpetohet nga zhdukja dhe asgjesimi.