Grida Duma: Dëshiroj të jem numri 2 i PD-së

603
Sigal

Grida Duma, ish-zv/ ministre e Integrimit, deklaron se është e gatshme të bëhet numri 2 i PD-së në rast se këtë besim ia japin anëtarët e partisë. Në emisioni “Prizëm” të Aleksandër Furxhi në televizionin “AS”, znj. Duma u shpreh se, ajo pret që të jetë pjesë e strukturave të larta të PD-së pas zgjedhjeve të pritshme në partinë kryesore të opozitës. Pyetjes se a jeni kandidate për numrin dy në PD, Duma iu përgjigj: “Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike. Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unicitet brenda atij grupimi të pasqyrohet edhe në rolin që do marr aty. Pra një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku të jetë ky lloj harmonizimi. Por nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet si me tepri. Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin”.