Petrit Vasili në një reagim të tij është shprehur se kryeministrin Edi Rama ka shitur një realitetit të rremë përmes podcastit të tij, të cilin e quan një përpjekje të dështuar për të fshehur një të vërtetë të dhimbshme.
Shqipëria, sipas Vasilit, është kthyer në një narkoshtet të kapur nga krimi, i zhytur në varfëri, shpopullim dhe izolim.
Ai ironizon përpjekjet e Ramës për të “shitur një imazh të rremë” për vendin, ndërsa e krahason atë me një “bojaxhi të çmendur” që përpiqet të lyjë realitetin e errët me ngjyra të bardha.
Vasili bën thirrje për braktisjen e Ramës më 11 maj, duke e konsideruar atë tashmë të shkëputur nga qytetarët dhe realiteti.
Petrit Vasili:
Nga vrima e podcastit te Rames shihet nje narkoshtet i zhytur ne droge dhe varferi!
Rama nga vrima e podcastit te lodhur plot me llogje parazite perpiqet te shese perralla te nje Shqiperie, qe nuk ekziston.
Perpiqet te shese nje dinjitet te neperkembur dhe nje imazh tashme thellesisht te rrenuar.
Rama ngjan si dy pika uji me ata tregtaret batkaçinj fjalemedhenj, qe duan te shesin mallin e skaduar e te kalbur si mall me vlere.
Nga vrima e podcastit te Rames shihet vetem droge dhe varferi, izolim dhe shperberje, shpopullim dhe deshperim.
Nga vrima e podcastit shihet nje bande horrash qe nga zyrat e shtetit plackit gjithshka pa meshire dhe Rama i diskredituar si nje boojaxhi i çmendur te lyeje me te bardhe kete imazh te zi te tijin dhe te rilindjes.
Tashme nga vrima e podcastit shihet nje narkoshtet i kapur nga kartelet e droges siç thote boterisht Saviano.
E gjithe media boterore me prestigjoze nga Europa e deri ne Amerike flet per Kolumbine e Europes pra narkoqeverine e Edi Rames.
Podcastit i Rames perballe gjigandeve mediatike te botës eshte kaq qesharak dhe kaq shume i vockël dhe duket si nje beteje e Rames me nje revole me uje perballe NATOS.
Rama eshte tashme vetem kryeminister i vrimes se podcastit dhe jo më i shqiptareve, ndaj edhe ne 11 maj duhet lene ne ate vrimë.