Petrit Vasili në Shkodër, shpalos programin e LSI-së për katër vitet e ardhshme

446
Sigal

Fushata e Partive Politike tashmë ka hyrë në një zonë të nxhehtë. Të gjithë janë përfshirë në një konkurrencë të ashpër, për të tërhequr sa më shumë vota. Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri tani duket se është më e sulmuara nga dy forcat e mëdha, vazhdon e qetë të shpalos programin e saj për katër vitet e ardhshme. Gjatë ditës së djeshme, kryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, ishte në Shkodër. Zhvilloi disa takime me qytetarët dhe gjatë fjalës së tij ishin renditur qartë disa nga pikat kyçe të programit që janë ulja e nivelit të papunësisë, bujqësia dhe rritja ekonomike. Pjesë e këtij takimi në Shkodër ishte edhe biseda që Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Agron Çela i shoqëruar nga kryetari i LSI-se Petrit Vasili, prefekti Paulin Radovani dhe kandidati Dritan Ylli zhvilloi me shoqatën e peshkatarëve në Shkodër. Në fokus të këtij diskutimi ishin problematikat me të cilat përballen këto peshkatarë dhe gjetja e zgjidhjeve përfundimtare. Gjithashtu kreu Petrit Vasili shpalosi programin elektoral për 4 vitet e ardhshme.