Nga Petrit Vasili/
Presidenti Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale, me urgjencë skizofrenike, mu në mes të rrugës, me urdhër të një drejtësie maskarenjsh, të nënshtruar e të poshtëruar nga Rama dhe që u ekzekutua nga një narkopolici horrash.
Ndërsa për Irena Gjokën, me fakte që ulërasin e që nuk kanë asnjë nevojë për interpretim, drejtësia e maskarenjve zvarritet, sorollatet, bën gjoja si e pafuqishme dhe si budallaqe, me qëllimin e vetëm që të mos e dënojë ashtu siç e kërkon ligji, sepse këtë e kërkon narkopushteti që e ka kapur për fyti.
Përballja e këtyre dy situatave e zhvesh lakuriq drejtësinë gjoja të re, por që realisht është shumë më e vjetër dhe më e zezë se drejtësia e mëparshme.
Interesi për ta shfrytëzuar Irena Gjokën deri në fund dhe kryerja prej saj e detyrave që i ngarkon pushteti i Ramës për të dënuar liderët e opozitës po ia nxjerr bojën drejtësisë së maskarenjve, e cila nuk i jep ndëshkimin e merituar ligjor kësaj gjyqtareje të kapur kokë e këmbë.
Ndërsa, nga ana tjetër, Presidenti Meta mbahet i izoluar pa asnjë provë e fakt kundër tij dhe me vendime të njëpasnjëshme antiligjore, që i privojnë lirinë.
KLGJ sot vazhdoi përsëri skenarin mafioz në favor të pushtetit, duke mos marrë vendim për Irena Gjokën, ndërsa po sot GJKKO sërish dha vendim kundër lirimit të Presidentit Meta.
Kjo nuk ka emër tjetër përveçse drejtësi maskarenjsh, zgjatim i narkomafies në pushtet.



















