Petrit Vasili: Mësim i madh nga Italia, për ata që guxojnë të pengojne zgjedhjet dhe vullnetin e popullit

426
Sigal

“Mësim i madh nga Italia, për ata që guxojnë të pengojnë zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!”.

Kështu e cilëson nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shembullin e dhënë nga Italia, pas përmbysjes historike në Umbria.

“Mateo Salvini, Giorgia Meloni dhe Silvio Berluskoni shëmben tabutë politike. Fitojnë me rreth 60% në një regjion të drejtuar pëR dekada nga e majta”- shkruan ai në një postim në faqen e tij në FB.

Nga Petrit Vasili:

Mësim i madh nga Italia, për ata që guxojnë të pengojne zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!!

Votime të jashtëzakonshme në Itali.

Regjioni Umbria pas shumë e shumë vitesh përmbysje historike.

Mateo Salvini, Giorgia Meloni dhe Silvio Berluskoni shemben tabutë politike.

Fitojnë me rreth 60% në një regjion të drejtuar për dekada nga e majta.

Shuplakë e tmerrshme për ata duan të pengojne zgjedhjet e parakohshme dhe nuk lejojnë popullin të shprehet.

Shuplakë për qeveritë fiktive të lindura jashtë vullnetit të popullit.