Petrit Vasili: Mediat e kapura po fajësojnë opozitën për vjedhjen që bëri Rama, refren i ‘debilëve’ mediatikë

28
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, ka reaguar me tone të ashpra ndaj asaj që e quan “refren i debilëve mediatikë” pas zgjedhjeve të 11 majit.

Vasili akuzon një pjesë të mediave se po relativizojnë vjedhjen masive të votës nga ana e Edi Ramës, duke përpjekur të zhvendosin përgjegjësinë te opozita.

Sipas Vasilit, pretendimi absurd se “opozita është fajtore pse nuk mbrojti votën”, është një përpjekje për të amnistuar aktet kriminale të qeverisë, që sipas tij përfshijnë bashkëpunimin me krimin, përdorimin e administratës dhe manipulimin e votës brenda dhe jashtë vendit.

Më poshtë, postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Refreni i debilave mediatike:Zgjedhjet i vodhi Rama, fajtore na qënka opozita!

Çeta e debilave mediatike te dobishëm te leshuar rrugeve po thone njeren idiotesi pas tjetres per te bindur dynjane se per zgjedhjet e plaçkitura e te vjedhura nga Rama fajin e paska opozita.

Po thone debilat mediatike: Pse nuk e mbrojti voten opozita?

Lind rrufeshem pyetja: Po nga kush duhet t’i mbroje votat?

Duhet pra qe opozita ti mbroje nga hajduti i votave Rama, nga policia e shtetit dhe narkotrafikantet e kriminelet.

Por sipas debilave Rama nuk paska faj, se nuk kemi ç’bejme se ai eshte i lindur si hajdut zgjedhjesh.

Dhe debilat mediatike vazhdojne me tej e marrin lapsin e bejne sikur llogarisin rezultatet dhe medemek nxjerrin konkluzione per opoziten.

Por edhe nje budalla e kupton se analizat e konluzionet pas nje vjedhjeje e grabitjeje masive te votave jane vetem nje gomarllek pa as me te voglen vlere.

Por debilat mediatike vazhdojne pa u ndalur sepse detyra e vetme eshte te bindin dynjane se per vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama nuk eshte fajtor, por fajtor jane opozitaret, qe u vodhen dhe u plaçkiten nga Rama.

Debilat mediatike broçkollitin pa u lodhur e thone: se Ramen e besojne shqiptaret, se e votojne dhe nuk kane besim tek opozita etj etj.

Por pyetjet asgjesuese per debilat jane:

Po pse Rama vjedh kafsherisht votat qe nga Shqiperia e deri ne diaspore, kur e dashkan kaq shume shqiptaret?

Po pse Rama behet njesh me kriminelet e narkotrafikantet, qe i leshoi rrugeve ne 11 maj per te vjedhur vota per te?

Po pse Rama shperdoroi qindra milion euro te shtetit per te blere vota duke dhunuar hapur kodin zgjedhor?

Po pse Rama perdor te gjithe nepunesit e shtetit per te bere fushate kur ata paguhen qe tu sherbejne te gjithe shqiptareve?

Po pse ikin ne 11 maj nga zyrat ilegale elektorale perpara mediave me koke te mbuluar dhe me vrap patronazhistet e Rames?

Po pse u zhduk Policia e Shtetit ne 11 maj dhe i la sheshet e Shqiperise ne duar te rrugaçeve dhe krimineleve?

Po pse dolen mijra vota me shume se zarfat e derguar ne Diaspore?

Megjithate debilat mediatike me gojen e mbushur me supen e qelbur te Rames perseri do thone: Rama vodhi zgjedhjet por fajin e ka opozita.