Komisioni i Posaçem 10 mujor elektoral ⁹si nje strehe tjeter e maskarallekut rilindas kerkon te beje bashke ujin e paster opozitar me ujrat e zeza rilindase.
Opozitaret denoncues te vendosur dhe i vetmi institucion politik, qe lufton korrupsionin ne kete vend dhe nje bandë super te korruptuarish nuk mund te ulen kurre ne nje tavoline nderkohe qe ne mes tyre eshte grabitja e miliarda euro dhe ky Komision i Posaçem eshte absolutisht nje manover e mafias qeveritare per te fituar kohe.
Pra me qellimin rilindasqe te gjithe te duken njelloj, te gjithe te bere pis, nderkohe qe ka nje pergjegjes dhe nje fajtor te vetem qe eshte Edi Rama dhe banda e tij.
Asnje gje nuk i lidh dhe nuk mund te ule ne nje tavoline te Kuvendit ne Komisionin e Posacem 10 mujor elektoral opoziten dhe rilindjen e korruptuar gjer ne palce per antikorrupsionin.
Te korruptuarit, hajdutet nuk mund te negociojne apo te tregojne si luftohet korrupsioni, por duhet ndeshkohen me te gjithe rreptesine e ligjit dhe e kane vendin pas hekurave.
Komisioni i Posacem eshte thjesht nje zorre qorre e qeverise, njelloj e qelbur si ajo dhe qe me voten e shumices ne Komisionin e Posacem 10 mujor elektoral kerkon qe marre ne kontroll politik absolut 100% drejtesine per te eliminuar dhe evituar çdo goditje te mundshme.
Çdo fjale e shkruar ne Rezolute eshte antikushtetute dhe antiligj, ndersa Vendimi eshte nje shembull i qarte i rrembimit te Kuvendit nga mafia politike rilindase
Baza e punes se Komisionit te Posaçem 10 mujor elektoral sipas vendimit eshte:
“Komisioni i Posaçëm ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim:
“adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.
Pra Komisioni eshte pra thjesht nje zgjatim mizerabel dhe zbatues i Planeve te kesaj Qeverie te zhytur ne korrupsion, qe ka cuar Shqiperine ne nivelin e vendit me te korruptuar ne Europe dhe shkaterrueses se certifikuar te Administrates Publike ku per shkak te rilindjes paguhen mbi 140 milion euro per largimet e paligjshme nga puna.
Si mund te ulen ne tavoline shkaterruesit e Reformes ne Drejtesi, qe tashme po kryejne aktin final te rrembimit politik 100% te drejtesise, se bashku me opoziten.
Si mundet qe te njejtat fytyra qe çirreshin e shqyheshin per pavarsine e plote politike te drejtesise, sot do ta analizojne, vleresojne si dhe te propozojne ndryshime ligjore dhe institucionale, megjithse drejtesia i ka te percaktuara ne Kushtetute, qe i kryen vete dhe raporton nje here ne vit ne Kuvend.
Si mundet qe te njejtat fytyra te kompromentuara, inkriminuara,diskredituara te jene pjese e komisionit dhe te bejne sikur luftojne pisllekun ku ka qene vete protagoniste.
Si mundet qe hajdutet te analizojne hajdutlleqet, qe kane bere po vete.
Eshte shume i qarte skenari mafioz i rilindjes me kete Komision:
Ashtu si me nje virus vdekjeprures opozita duhet te mbaje nje distance te hekurt me kete Komision te Posaçem duke e denoncuar e konsideruar ate nje instrument mafioz ne sherbim te korrupsionit, pastrimit te parave dhe trafiqeve te Rames dhe bandes se tij ne pushtet.




















