Petrit Vasili: Çfarë kërkojnë më nga Albini, kur serbët kanë çdo garanci kushtetuese!

107
Sigal

Nga Petrit Vasili

  •  Çfare kerkojne nga Albin Kurti, qe ai te shkele Kushtetuten dhe sovranitetin teritorial te Kosoves?

Pyetja eshte e pakapercyeshme sepse çdo veprim i Kurtit eshte teresisht ne respekt absolut te Kushtetutes dhe sovranitetit teritorial.

  • A i kane shqiptaret ne komunat e tyre ne Serbi te drejtat qe kane serbet ne Kosove?

Shqiptaret ne komunat e tyre ne Serbi as qe ka te krahasuar me serbet ne Kosove, te cilet kane te drejta percaktuese edhe per ndryshimet kushtetuese.

Kushtetuta e Kosoves ka standartin me te larte per pakicat si asnje shtet tjeter dhe ku serbet jane pakice kryesore.Pakicat jane vendosur edhe ne Flamurin shteteror te Kosoves, ku yjet i simbolizojne ato. Ne Serbi as behet fjale per keto standarte per shqiptaret atje ne Presheve,Bujanovc.

Ja cfare thote Neni 144 i saj per ndryshimet Kushtetuese

[📌] “Neni 144 [Amendamentimi]
1. Qeveria, Presidenti ose një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, sipas Rregullores së Punës të Kuvendit, mund të propozojnë ndryshime dhe amendamentime të kësaj Kushtetute.
2. Çdo ndryshim do të kërkojë miratimin e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës.”
Keto te drejta as ne enderr nuk i kane shqiptaret ne Serbi.

  • Çfare po ben realisht Albin Kurti?
    Vetem po respekton Kushtetuten e Kosoves, qe shprehet qarte per Sovranitetin, integritetin e pandashem territorial te Kosoves dhe multietnicitetin e saj.

Kushtetuta e Kosoves:
[📌] “Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Neni 2 [Sovraniteti]
2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Neni 3 [Barazia para Ligjit]
1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit,përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.”

Çdo pretendim pertej ketyre momenteve fondamentale eshte antiligj dhe antishtet.

Çdo provokim i Serbise nuk bazohet ne asnje parim as kushtetues dhe as ligjor, por thjesht eshte nje taktike per te fituar kohe, per te dobesuar poziten e brendeshme dhe te jashtme te Kosoves dhe per tu thelluar ne veprimtarine serbe per terheqjen e njohjeve te Kosoves.

Ndaj sot te gjithe jemi me Albinin si mbrojtesin legjitim te Kushtetutes dhe integritetit teritorial e shteteror te Kosoves.

Çdo qendrim tjeter eshte vetem sherbim ndaj interesave te errta, te vjetra dhe te reja anti Kosove dhe te shovinizmit serb.