Presidentja e Kosovës takohet me Vuçiç në Moldavi, Osmani: Ai nuk është i interesuar as për zgjidhje, por as për paqe!

124
Sigal

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pasur ditën e sotme një takim të shkurtër me Aleksandar Vuçiç. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se Osmani ka deklaruar se  gjatë takimit ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Sipas saj Vuçiç nuk ka qenë i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe.

“Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë”, u shpreh ajo.

Më tej presidentja Osmani tha se do të vazhdojë të punojë me Gjermaninë, Francën e SHBA-në si aleat kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken.

“Ka mundësi që të gjinden zgjedhje përpara. Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani.