Petrit Vasili : Çelibashi politizon KQZ dhe e vë në shërbim të Rilindjes!

280
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas vendosjes së gjobës prej 1500 lekësh ndaj Drejtorit të Katadastrës, Lushnje.

“Shperdorimi i paligjshem dhe i pacipe i administrates shteterore nga Rilindja per te bere fushate duhej denuar me ashpersine me te madhe si nje veprim flagrant kunder zgjedhjeve te ndershme e te barabarta.”, – shprehet Vasili në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Çelibashi politizon KQZ dhe e vë në sherbim te Rilindjes!

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve Çelibashi vendosi te denoje ne menyren me qesharake me vetem 15 mije leke te vjetra dhe vetem njerin nga shkelesit e Kodit Zgjedhor Drejtorin e Kadastres Lushnje, qe shperndante leje legalizimi se bashku me Deputetin Bujar Çela.

Shperdorimi i paligjshem dhe i pacipe i administrates shteterore nga Rilindja per te bere fushate duhej denuar me ashpersine me te madhe si nje veprim flagrant kunder zgjedhjeve te ndershme e te barabarta.

Por Çelibashi zgjodhi Rilindjen ne vend te permbushjes me integritet te detyres, duke inkurajuar shkelesit rilindas te ligjit ne vend te denimit te tyre me ashpersine me te madhe, qe do te ishte edhe nje mesazh i forte i ndarjes nga ky fenomen i shemtuar.