‘Menyja e Dubait’/ Avokatja: Marrëveshja shkel sovranitetin tonë

380
Sigal

Avokatja Enida Sena, e ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku një kompanie private i jepen disa nga pasuritë kryesore në vend, duke nisur nga Durrësi, Vlora, Saranda e Përmeti.

“Marrëveshja e 3 dhjetorit ka një mungesë të plotë transparence. Prandaj lind një dyshim i arsyeshëm se qëllimi ka qenë të jepet një pasuri e tërë e Shqipërisë me një procedurë të stisur në favor të një subjekti privat,” tha ajo.

“Ligji ynë e ka të përcaktuar në detaje se si duhet të jepen këto kontrata dhe si realizohen këto projekte. E gjitha bazohet në një marrëdhënie transparente,” tha Sena, duke theksuar se marrëveshja e miratuar më 3 dhjetor ka qenë e kundërta e kësaj.

“Mënyra se si është hartuar marrëveshja është tërësisht e paqartë pasi është shkelje jo vetëm e sovranitetit tonë, por edhe një abuzim me të drejtën për të bërë ligje,” tha avokatja.