Petrit Vasili: A kemi sot pavaresi, kur deti dhe toka shitet nga qeveria!?

40
A kemi sot pavaresi, kur deti dhe toka shitet nga qeveria!?
Eshte pikerisht sot dita e shpalljes se Pavaresise dita e duhur per ta shtruar kete pyetje perballe realitetit te hidhur te fakteve.
Nderkohe qe teresia teritoriale e Shqiperise eshte e shenjte, nje dhe e paprekshme, realiteti me hapesiren tokesore dhe detare eshte krejt ndryshe, i dhimbshem dhe i hidhur, per shkak te qeverise antishqiptare, qe nuk qeveris, por kerkon te sundoje vendin.
Hapesira tokesore e Shqiperise u jepet shteteve te tjera nga kryeministri per emigrantet e paligjshem, si te ishte oborri privat i tij duke shkelur Kushtetuten dhe çdo ligj te ketij vendi e duke bere marreveshje ektrateritorialiteti.Duke rrembyer ne menyre te paligjshme nje autoritet qe nuk e ka dhe duke shkelur institucionet kushtetuese te vendit qe kane te drejten dhe detyrimin te vendosin.
Hapesira detare e Shqiperise ne vend te trajtohet ne menyre te detyruar sipas Vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise per kufirin detar, ne te kundert kerkohet qe çeshtja e kufirit detar te çohet ne Gjykaten Nderkombetare, ku realisht Shqiperia eshte e disavantazhuar, pra realisht e humbur per shume arsye.E pra bashke me hapesiren detare aq te cmuar te te pandashme te Shqiperise do te humben edhe vlera ekonomike shume te medha e jetike per vendin.
Sot perkujtohen figurat e ndritura te kombit tone, qe ne kushte ekstremisht te pabarabarta perballe shteteve shoviniste antishqiptare teper te fuqishme, e shpallen me guxim te pashoq e me kurajo atdhetare te pashembullt pavarsine si dhe mbrojten me gjak token shqiptare.
Eshte e pafalshme qe sot ne kushte krejt te tjera, shume here me te favorshme ne cdo pikpamje, vetem per interesa shume te errta personale dhe politike te castit kryeministri dhe qeveria nga mbrojtes te vendosur te hapesires teritoriale te vendit jane shnderruar ne shites te paskrupullt te saj.
Eshte e pafalshme qe kryeministri i Shqiperise mbeshtet e behet pjese e planeve te zeza per ndryshimin e kufijve te Kosoves sipas interesit te Serbise.
Asnje shqiptar nuk ka nevoje per ceremoniale hipokrite e teatrale ne diten e Pavaresise, por ka nevoje te shoh vendosmeri shteterore per mbrojtjen e interesave te vendit dhe ruajtjen e cdo centimetri toke shqiptare.
Eshte koha e veprimeve konkret dhe jo koha e fjaleve te bukura, qe mbulojne tradheti te medha!
Sigal