Peter Zingraf: Mbrojtja e të dhënave personale në Shqipëri është jetike për Qeverinë Federale

55
Sigal

Skandali i përpunimit të të dhënave personale dhe publikimi i tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare kërkojnë siguri nga administrata si dhe të zbatohet me rreptësi Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së 

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka zhvilluar një vizitë tek Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Gjatë bisedës është diskutuar për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas asaj që shkruan ambasada gjermane në Facebook, ku jepen informacione për vizitën e zhvilluar, ‘mbrojtja me rreptësi e të dhënave personale të qytetareve dhe qytetarëve është një çështje e rëndësishme për Qeverinë Federale’.Nuk dihet nëse është diskutuar në lidhje me çështjen e patronazhistëve të PS-së e cila ka shkelur me të dyja këmbët mbrojtjen e të dhënave personale.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane:Ambasadori Zingraf zhvilloi ditën e martë, me ftesë të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, një vizitë në këtë institucion.

Temat e bisedës ishin historia dhe struktura e këtij institucioni, sfidat në zbatimin e direktivave për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe rruga deri në zbatimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian, por dhe përpunimi i skandalit të të dhënava personale në lidhje me publikimin dhe përhapjen e gjerë të të dhënave personale të zgjedhësve në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare në pranverë.

Mbrojtja me rreptësi e të dhënave personale të qytetareve dhe qytetarëve është një çështje e rëndësishme për Qeverinë Federale. Ne e falënderojmë zotin Dervishi dhe institucionin e drejtuar prej tij për punën e vazhdueshme në funksion të mbrojtjes së të Dhënave Personale edhe në kushte të vështira. Qeveria, administrata publike por edhe shoqëria civile si dhe çdo qytetar janë të lutur të zbatojnë dhe kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale dhe transparencë në veprimet administrative.