‘Persona me rekorde kriminale nuk u kapën nga TIMS’, Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës: 5 numra pasaporte kaluan kufirin pa kontroll

Vijon me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e komisionit hetimor të TIMS. Drejtuesi i komisionit, deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi socialistët se duan të mbyllin punën hetimore të komisionit. Me ironi, Salianji tha se anëtarët e PS më shumë kanë qëndruar në tualet se sa në komision.“Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin“, -tha ai.

Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji lexoi dëshminë e zbardhur të Ervin Muçës, ish-shefi i IT në Policinë e Shtetit, lidhur me hakërimin e sistemit të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar. Duke cituar pjesë nga dëshmia, Salianji tha se Muça akuzon drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit për neglizhencë ndaj raportimeve se në TIMS kishte ndërhyrje dhe ishte cenuar sistemi. Sipas deputeti demokrat, ndërhyrjet në TIMS janë bërë me qëllim fshirjen e të dhënave dhe mosregjistrimin e personave me rekorde kriminale gjatë kalimit të kufirit. Sipas tij, janë 5 numra pasaporte të denoncuar nga ish-drejtori i IT, të cilët kanë kaluar pa u regjistruar. Ervin Salianji: Ju doni të digjni afatet e punimeve dhe hetimin. Nuk doni hetim deri në fund që të mos prodhojmë raport që të shkojmë në SPAK. Po i themi publikut që po bëni këtë që po bëni. T’ju bëj një pyetje? : Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion.

Sigal

Prandaj doni ta mbyllni hetimin sot. Duke shmangur kontrollin kufitar. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin, prandaj sot nuk doni raport, keni mbajtur të fshehtë procesverbalet deri sot.

Puna hetimore e TIMS përfundon ditën e martë kur edhe pritet të paraqitet raporti final. Opozita kërkoi zgjatjen e hetimeve me 60 ditë të tjera, por mazhoranca e rrëzoi propozimin me shumicë votash, duke e konsideruar të mbyllur punën hetimore të TIMS.