Akuza e fortë e Flamur Nokës: Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve

120
Sigal

Deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta kundrejt ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit Gamznet Bardhi. I ftuar në një emision, Noka tha se Basha e Bardhi u kanë vënë gjoba oligarkëve kur bënin sikur i sulmonin. Sipas Nokës, me rikthimin e Berishës, situata ka ndryshuar.

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës? Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, theksoi ai.