Ballina Politikë Përparim Spahiu: Tashmë u bë normale të mos dëgjosh asnjë lajm të...

Përparim Spahiu: Tashmë u bë normale të mos dëgjosh asnjë lajm të mirë nga ekonomia

714
Sigal

Nga Përparim Spahiu

Tashmë u bë normale të mos dëgjosh asnjë lajm të mirë nga ekonomia. Rilindja po ja arrin me sukses të shkaterrojë biznesin e vogël e të mesëm në Shqipëri.

Gjatë muajit Prill u mbyllën 33 biznese në ditë, 4,200 prej fillimt të vitit.

Minimalisht një biznes ka 3 të punësuar.

4.200 x 3 = 12,600 shtuar listave të papunëve.

Biznesi i vogël është sektori që punëson numrin më të madh në ekonomi. Ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë, por dhe taksat e larta, sidomos në Bashkinë e Tiranës, po çojnë në falimentimin e tyre.

Vetëm në tre muaj, buxhetit do ti mungojnë të ardhura nga 4,200 biznese, por dhe skemës së ndihmës ekonomik do ti shtohen 12,600 emra.

I vetmi lajm “i mirë” është që protestës për rrezimin e Rilindjes i janë shtuar 12,600 protestues në tre muaj.

Sa më shumë të zgjasi kjo qeveri, aq më shumë do të jenë të mbushura sheshe e rrugë!