Përparim Spahiu: Ne do qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj

264
Sigal

Ditën e sotme, kreu i LSI-së së Tiranës, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Laprakë, nga ku thotë se LSI-ja do të qeverisë që rinia të shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj.

“Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë. Ne do mbështesim rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. Ne do përgjysmojmë tarifat për arsimin e lartë.”,- shprehet Spahiu në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë: 

Ne do qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë. Ne do mbështesim rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. Ne do përgjysmojmë tarifat për arsimin e lartë.
Për këto diskutuam edhe me këta të rinj entuziastë të Laprakës!
#voto6LSI
#5PerparimSpahiu
#ShqiperiaShtepiaJuaj