Përparim Spahiu: Kryeministri propagandon suksese por bizneset kanë rënie financiare dhe reduktim të punësimit

503
Sigal

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Kryeministri propagandon si gjithmonë suksese, sidomos sa i takon të bërit biznes në Shqipëri, përgjigjen, edhe pse ne vazhdimisht e kemi thënë, ja jep Banka e Shqipërisë

Statusi i plotë:

Ky që ka dalë e propagandon si gjithmonë suksese, sidomos sa i takon të bërit biznes në shqipëri, përgjigjen, edhe pse ne vazhdimisht e kemi thënë, ja jep Banka e Shqipërise:

“Për dy tremujorë rresht, të tretin dhe të katërtin e vitit 2018, bizneset e sektorit të tregtisë kanë pohuar se ecuria e biznesit të tyre kanë shënuar rënie përkatësisht me 7.5 dhe 11.9 për qind.

Gjithashtu bizneset presin rënie të mëtejshme të punësimit dhe të gjendjes së tyre financiare.

Sektori tregtisë vitet e fundit është vënë në presionin e rënies së konsumit, konkurrencës dhe rritjes së barrës fiskale.

Përfshirja në TVSH e bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë vitin e kaluar ka rezultuar me kosto shtesë, teksa bizneset kanë pohuar se aktiviteti po tkurret sidomos në drejtim të punësimit”.

Kjo është situata reale, dhe nuk ka shumë nevojë ta themi, se e shohin si bizneset por dhe çdo shqiptar, që jua ke futur dorën në xhep, duke i lënë vetëm lekë për atë biznesin e BUKËS që kishe vizituar….!!!!