Përmbytjet në Greqi, gjendet i pajetë 29 vjeçari shqiptar

572
Katastrofa natyrore që sollën përmbytjet masive në Greqi, ka shkaktuar vdekjen e 19 personave, midis tyre edhe një shqiptar nga Saranda.
Ai është 29-vjeçari Petro Koleci, me origjinë nga Kodra e Livadhjasë në Sarandë. Petro Koleci rezultonte i zhdukur prej disa ditësh që pas përmbytjeve masive që u shkaktuan në Mandra si pasojë e shirave. Ai ishte djali i vetëm i familjes Koleci dhe punonte si hidraulik, rapoerton newsbomb. Jetonte në Greqi prej 25 vitesh si emigrant dhe atë ditë ishte nisur si zakonisht për në punë.
Makina e të riut ishte gjetur e gjitha e copëzuar dhe pranë saj janë gjetur dhe portofoli dhe sendet. Situata në Mandra në perëndim të Athinës është ende kaotike ku 2000 familje janë në kushte të vështira, pa një ndihmë nga shteti. Të prekura janë dhe familjet shqiptare që kanë humbur çdo gjë si pasojë e këtij shkatërrimi natyror. 
Sigal