Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit me përmbytjen e “Parkut Rinia” ditën e djeshme prej punimeve të dobëta të Bashkisë së Tiranës duke thënë se ky është kanibalizmi bashkiak mbi parkun.
Vasili në një postim në Facebook ka postuar pamjet e mëparëshme të “Parkut Rinia” dhe ato të përmbytura duke thënë se askush nuk do ta falë këtë vandalizëm në zemër të Tiranës.
Postimi i plotë
KANIBALIZMI BASHKIAK mbi Parkun RINIA!!
Askush nuk do t’i falë kurrë, po kurrë ama, këta maskarenj për këtë VANDALIZËM në Zemër të Tiranës!!!