Përkeqësohet klima e biznesit, Haxhinasto: Zgjidhja? Përmes votës së lirë e të pa blerë të largohet kjo qeveri

260
Sigal

Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane që mat klimën e të bërit biznes për anëtarët e Dhomës ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet. Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë të përkeqësim, me vetë 4 nga 27 indikatorët që janë përmirësuar lehtë. Një rënie shumë të madhe ka shënuar klima e brendshme politike që ka shënuar dhe përkeqësimin më të madh dhe është problem i parë i bizneseve të anketuara. Lidhur me këtë të dhëna shqetësuese të publikuara gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes ish-ministrit dhe ish-deputetit të saj, Edmond Haxhinasto. Përmes rrjeteve sociale, Haxhinasto thekson se pak ditë më parë, edhe Barometri Ballkanik e “fundosi” Shqipërinë për nivelin dhe kushtet e jetesës. Ndërkohë, thotë ai, qeveria ka zhytur kokën në rërë si struci, dhe bën sikur nuk shikon se fasadës së saj të lyer me aq kujdes po i bie cipa e bojës çdo ditë “Dhoma Amerikane e Tregtisë paraqiti sot vlerësimin për klimën e biznesit në vend: 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme; situata me monopolet, tregtia e pandershme, ka bërë që klima e biznesit të përkeqësohet dhe të jetë më e keqja në 8 vite; 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesët; është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme. Gjërat janë të lidhura e të thjeshta: një klimë e pafavorshme biznesi nuk sjell investime, të brendshme apo të huaja; pa investime nuk ka rritje të ndërmarrjeve dhe rritje të ekonomisë në përgjithësi; pa rritje ekonomike nuk ka punësim, nuk ka të ardhura në buxhet; pa të ardhura në buxhet nuk ka investime në rrugë, në shkolla e spitale; pa punësim ka jetesë të vështirë; kur ka jetesë të vështirë, vendi shpopullohet, shqiptarët ikin në emigracion. Pak ditë më parë, edhe Barometri Ballkanik e “fundosi” Shqipërinë për nivelin dhe kushtet e jetesës. Ndërkohë, qeveria ka zhytur kokën në rërë si struci, dhe bën sikur nuk shikon se fasadës së saj të lyer me aq kujdes po i bie cipa e bojës çdo ditë. Zgjidhja? Zgjidhja vjen kur qytetari me votën e lirë e të pa blerë nga politika e zëvendëson mazhorancën dhe qeverinë sa herë qeveria “harron” se detyra e vetme e saj është t’u shërbejë atyre, qytetarëve. Së shpejti secili do ta ketë një mundësi të tillë!”, shprehet Haxhinasto.