Përfunduan takimin me presidenten, Palmer dhe Lajçak i shkojnë në zyrë kryeministrit Kurti

196
Sigal

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, minuta më parë kanë shkuar së bashku në Presidencë të Kosovës.

Ata janë takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim ka përfunduar, si dhe tani Palmer dhe Lajçak do të shkojnë në kryeministri, për t’u takuar me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Ndryshe, Palmer dhe Lajçak, sot gjatë ditës janë takuar edhe me krerët opozitarë.

Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.

Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.