Indeksi i pranimit të emigrantëve, Shqipëria ndër vendet më miqësore

564
Shumë vende, në vijën e frontit të krizës së emigrantëve në Evropë janë midis vendeve më pak të prirur për të pranuar emigrantët, sipas Indeksit më të fundit nga Gallup “Migrant Acceptance Index”. Nëntë nga 10 vendet që kanë një vlerë prej 2.39 ose më të ulët (nga 9.0 e mundshme) janë ish vendet e bllokut sovjetik – me shumicën e vendeve të vendosura përgjatë rrugës ballkanike që dikur i drejtuan azilkërkuesit nga Greqia në Gjermani. Izraeli, i cili ka trajtuar fluksin e vet të azilkërkuesve nga Afrika në dekadën e fundit, është i vetmi vend jo-europian me rezultate të ulëta.
Gallup krijoi Indeksin e Pranimit të Emigrantëve për të vlerësuar pranimin e njerëzve kundrejt emigrantëve, bazuar në shkallët në rritje të afërsisë personale. Indeksi bazohet në tri pyetje që Gallup ka kërkuar në 138 vende, përgjatë dy viteve, në 2016 dhe në 2017.
Përgjigja “një gjë e mirë” vlen tre pikë, një përgjigje vullnetare e “varet” ose “nuk di” është me vlerë një pikë dhe “një gjë e keqe” vlen zero pikë. Indeksi është një shumë e pikëve për të tre pyetjet, me një rezultat maksimal prej 9,0 (të tre janë gjëra të mira) dhe një rezultat minimal prej zero (të tre janë gjëra të këqija).
Rezultati i Indeksit të Pranimit të Emigrantëve për botën është 5.29. Shtatëdhjetë e shtatë vende shënojnë më shumë se kjo mesatare, ndërsa 61 pikë më të ulëta. Një shumicë në mbarë botën (54%) thotë se emigrantët që jetojnë në vendet e tyre është një gjë e mirë. Pak më pak – por ende gjysma, në 50% – thonë se një imigrant që bëhet fqinj i tyre është një gjë e mirë dhe 44% thonë se një emigrant që martohet me një të afërm është një gjë e mirë.
Sipas indeksit, Shqipëria, me një pikësim prej 7.22 pikë, renditet në vendet që janë të prirura për të pranuar emigrantët. Sipas renditjes së bërë publike së fundmi, shtetet më pak miqësore janë pikërisht disa nga fqinjët tonë ballkanikë, Maqedonia me 1.47 pikë, Mali i Zi me 1.63 pikë, Serbia me 1.80 pikë. Ndërsa më të prirur për të pranuar emigrantët, sipas indeksit të Gallup, janë Islanda me 8.26 pikë, Zelanda e re me 8.25 pikë dhe Ruanda me 8.16 pikë.


Sigal