Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS

551
Ka përfunduar në më pak se një orë, mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.

21 anëtarët e Kryesisë së PS u mblodhën paradite në drejtimin e Kryetarit, Edi Ramës, për të zyrtarizuar shkarkimin e katër ministrave socialist nga qeveria dhe diskutuar kandidaturat që do t’i zëvendësojë.

Pritet që Rama t’i nisë Presidentit, shkresën e shkarkimit të ministrave Tahiri, Klosi, Beqaj dhe Çuçi dhe atë të zëvendësimit të tyre.
Sigal