Perëndimi “kryqëzon” Rumaninë. Nisin protesta të mëdha, pas vjedhjes së votave nga socialistët në pushtet

231
Sigal

 

Pjesëmarrje tepër e ulët në zgjedhje. Vetëm një e treta e personave me të drejtë vote shkuan në kutitë e votimit në Rumani. Fajin për këtë nuk e ka vetëm virusi, mendon Dana Alexandra Scherle. Sa fitues ka një natë e vetme zgjedhore? Historike janë këto zgjedhje sidomos për atë që në 31 vjet, që nga kthesa politike e vitit 1989, asnjëherë kaq shumë rumunë nuk i ndenjën larg kutive të votimit. Tani dy nga tre rumunë me të drejtë vote, nuk votuan.

Qendra blerjesh plot, qendra zgjedhore gati bosh

Pjesëmarrja më e ulët zgjedhore nuk ishte tek ky grup, por tek ata nga mosha 18-24 vjeç. Familja më rrëfen rregullisht për qendra blerjesh të mbushura plot (në kohët kur për shkak të Coronës, shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin), pra nuk se është kaq e madhe frika nga infektimi. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është shuplakë për politikën rumune, që në tre dekada pas rënies së diktaturës, me skandalet korruptive dhe ekonominë e tarafeve, ka bërë që të humbasë besimi i qytetarëve tek shteti dhe institucionet e tij. Sidomos lufta kundër pandemisë e bën të qartë, se sa i rëndësishëm është ky besim. Po t’i pyes miqtë e mi, se sa besim kanë tek qeveria e politikanët, ata tallen dhe reagojnë të zhgënjyer.

Zhgënjim me politikën

E nga duhet të vijë ky besim? Ata kanë përjetuar, si PSD-ja post-komuniste, që në këto zgjedhje kryeson me rezultatet, nën drejtuesin e saj të dikurshëm Liviu Dragnea zbuti ligjet anti-korrupsion dhe minoi pavarësinë e drejtësisë.