Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka dalë me një deklaratë për gazetarët, lidhur me çështjen “Partizani” dhe hetimet ndaj tij e kryedemokratitit Sali Berisha. Ai fton gazetarët dhe mediat që në raportimet lidhur me këtë çështje hetimore të pasqyrohet dhe qëndrimi i tij. Kjo ndodh sepse sipas tij, si background në lajme përdore vetëm versioni që Prokuroria e Posaçme ka publikuar në njoftimet e saj për shtyp lidhur me çështjen.
Malltezi shprehet se SPAK e ka nisur çështjen bazuar në një kallzim që, sipas tij, rezultoi i rremë nga Taulant Balla. Ai thotë se Prokuroria e Posaçme hetoi për 30 vjet Berishen deri tek mbesat që nuk i kishin lindur ende dhe në përfundim të katër viteve hetime dolën në përfundim se Berisha nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe kurrë nuk i ka paguar askush asgjë. Më tej thotë se SPAK fillimisht pretendoi se toka ishte shtetërore por ka rezultuar gënjeshtër. Sipas tij, më pas pretendoi se Berisha kishte ndryshuar destinacionin e tokës por gjithashtu thotë se doli gënjeshtër pasi destinacionin e kishte ndërruar Edi Rama si kryetar i bashkisë edhe në 2004 (17,000 m2), edhe në 2006 (7,000 m2).
Malltezi tregon më poshtë se një situatë e paprecedentë për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut ka ndodhur kohët e fundit në komunikimet me shtetin shqiptar lidhur me përgjigjet për masat ndaj Berishës. Më 7 Nëntor 2024, GJEDNJ i komunikoi Shqipërisë faktin që çështjen e arrestit shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare, po e trajtonte si një ‘Leading Case’ dhe i adresuan një seri pyetjesh thelbësore për një proces të drejtë dhe për garancitë e të drejtave të njeriut në një shtet ligjor. Sipas tij, Shqipëria duhej të kishte depozituar përgjigjet e 5 pyetjeve të adresuara nga GJEDNJ, që në shkurt të 2025. Ai shprehet se shteti shqiptar “i ka dërguar përgjigjet me mbi 6 javë vonesë mesa duket vetëm që GJEDNJ të mos shprehet para zgjedhjeve.“
REAGIMI I PLOTË:
Te nderuar gazetare, po shoh se sa here ka seance ne GJKKO, del i njejti tekst qe shperndahet nga sherbyesit e Rames/Soros ne SPAK qe ka keto 2 paragrafe:
“Berisha and Malltezi are under indictment in connection with the privatization process of the former sports complex. The chief democrat is accused of passive corruption because, according to SPAK, he took concrete actions in approving laws and bylaws to adapt them to the needs of the five owner families in the “Partizani” sports complex, where his son-in-law was also a beneficiary.
Jamarbër Malltezi is accused of passive corruption, committed in collaboration with Berisha, after SPAK claims that in agreement with him, by using power, they privatized the “Partizani” complex, which brought the family millions of euros in profits. Malltezi is also accused of money laundering.
Ne respekt te gazetarise se paanshme dhe profesionale, ju ftoj te pasqyroni edhe faktet e meposhtme nese doni te pasqyroni edhe qendrimin tim pervec atij zyrtar te Edi Rames:
“SPAK e ka nisur ceshtjen bazuar ne nje kallzim qe rezultoi i rreme nga Taulant Balla por qe prokurorja qe Balla promovoi nga Elbasani ne SPAK refuzon te ngreje ceshtje penale per kallzim te rreme ndonese ka shpenzuar miljona deri me dhjetera mijera faqe nga Italia.
Me tej, Edi Rama ne kongresin e PS ne 2022 urdheroi publikisht SPAK te nise procedim penal ndaj Sali Berishes dhe pak dite me pas prokuroret nisen dhjetera kerkesa dhe hetuan per 30 vjet Sali Berishen ne tre breza deri tek mbesat qe nuk i kishin lindur ende dhe ne perfundim te 4 viteve hetime perfunduan se Berisha nuk ka shkelur asnje ligj, dhe kurre nuk i ka paguar askush asgje. Ne mungese te fakteve, sherbyesit e Edi Rames i konsiderojne perfitime te Berishes (I) pagesat per dy sherbime shendetesore jashte shtetit qe ia ka kryer e bija para shume vitesh dhe qe i ka raportuar ne ILDKP sipas ligjit, (ii) nje jave pushime familjare te paguar nga familjaret, (iii) pagesa avokatesh nga e bija, (iv) sponsorizim te shpenzimeve te kengetareve Cocciante dhe Elhaida Dani per te ardhur ne Shqiperi dhe (v) bamiresi (zekat) qe e bija dhe une kemi kryer per te paguar trajtimin mjekesor te femijeve me autizem.
SPAK fillimisht pretendoi se toka ishte shteterore por ka rezultuar genjeshter. Me pas pretendoi se ishte pjese e Planit te Perhapjes se Forcave te Armatosura ndonese kishin dokumente zyrtare nga Shtabi i FA qe nuk kish qene kurre pjese e Planit te Perhapjes. Me pas pretendoi se Berisha kish ndryshuar destinacionin e tokes por gjithashtu doli genjeshter pasi destinacionin e kish nderruar Edi Rama si kryetar i bashkise edhe ne 2004 (17,000 m2), edhe ne 2006 (7,000m2), dhe gjithe pjesen tjeter e shpalli “Zhvillime te reja me parametra te larte urban” sipas vendimit te KRRT nr. 238 te dates 27.12.2008. SPAK gjithashtu pretendoi se Berisha kish miratuar ligje dhe VKM per te ndihmuar familjen e dhendrit te tij por nuk cuan asnje prej ketyre tek GJK si gjykata qe ka tagrin te deklaroje nese ndonje ligj apo VKM ishte nominativ. (Ka dhjetera ligje dhe VKM nominative nga edi rama per olsin, bolinon, ligji Fusha etj., por SPAK nuk bezan kur Edi Rama shkel ligjin dhe e konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese). Tani vete prokuroret e SPAK pranojne se nuk ka asnje ligj apo VKM nominative por se edhe ato 5 familje kane perfituar nga ligjet dhe VKM qe jane miratuar per pronaret! Gjate hetimeve ka rezultuar se Edi Rama ka shpedoruar detyren duke sjelle dem financiar mbi 340,000 euro ne buxhetin e Bashkise Tirane, por SPAK “AFERMENDSH“ as nuk e ka pyetur e jo me ta mbaje pergjegjes per demin ekonomik Edi Ramen.
Nderkohe GJEDNJ e ka cilesuar rastin e Berishes si “Leading case” dhe i kane adresuar 5 pyetje carmatosese Shqiperise qe kane te bejne me:
(i) nese gjykata tekpersoneshe (monokratike) ishte e paanshme (pra nese Irena me 3 mbiemra mund te konsiderohet gjykate e paanshme);
(ii) nese gjykatat tregonin dot arsye te pranueshme mbi nevojat pse duheshin marra masa shtenguese dhe me pas arrest shtepiak (edhe fakti qe arresti shtepiak u ndermor si denim ne vend te hetimit eshte shkelje flagrante e te drejtave te njeriut);
(iii) nese ka pasur apo jo ndihme ligjore te efektshme (masa per moskomunikim me askend tjeter pervec njerezve qe banojne ne te njejten banese ishte e paprecedente, pasi kjo perben denim te pabazuar ne ligj por ose ne urrejtje politike ose ne nenshtrim ndaj urdhrave politike);
(iv) nese koha prej thuajse 1 vit ne arrest shtepie ishte ne perputhje me kerkesat e GJEDNJ per shpejtesi ne vleresimin e masave sipas detyrimeve nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut, dhe
(v) nese ka pasur dhunim te te drejtave parlamentare te deputetit per te cilen ka vendim te qarte nga GJEDNJ ne rastin e nje deputeti turk, Ndaj ne kete rast Shqiperia dyshohet se ka dhunuar te drejtat politike dhe aktivitetin parlamentar gje qe bie ndesh me Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
Ne nje rast te paprecedente per GJEDNJ, shteti Shqiptar i ka derguar pergjigje me mbi 6 jave vonese mesa duket vetem qe GJEDNJ te mos shprehet para zgjedhjeve.“
Per me shume informacion keni edhe nje material sqarues dhe kallzimin e kryer ndaj Edi Rames, Taulant Balles dhe veglave te tyre dhe te AFERMENDSH prokuroret vendosen “mosfillim procedimi penal” se keta mesa duket jane mbi ligjin.
Ju uroj pune te mbare
Kallëzimi Penal