PD-PS debate për turizmin, Ruli: Ka probleme, duhej më shumë kohë për diskutime

486
Sigal
Debate mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, teksa po diskutohet ligji i Turizmit.
Deputetët e PD-së kërkojnë që mbledhja të bëhet me dyer të hapura, por sipas tyre kolegët socialistë nuk pranojnë.
Sipas Genc Rulit mbledhja ishte e panevojshme, “pasi ishte rënë dakord që ligji të kalonte në shtator. Në mënyrë arbitrare shumica desh e kaloi ligjin që dje. Ne nuk do ta votojmë këtë ligj”.
Deputeti i PD-së, tha se vërejtjet e saj opozita do t’i bëjë të ditura në seancën e posaçme që pritet të mbahet ditën e hënë. Ndërsa kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi u shpreh se: “Mbledhja u caktua nga Konferenca e Kryetarëve. Nuk kemi asnjë amendament nga ndonjë deputet.
Projektligji për turizmin pritet të votohet ditën e hënë në Parlament, pasi u shty një ditë më parë me kërkesë të opozitës.
NOA