PD nis punën për Reformën Zgjedhore, Basha i vë tre kushte Ramës

497
Partia Demokratike depozitoi sot në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, pasi shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik.
Pas këtij momenti, kryedemokrati Lulzim Bashan sqaroi se është i hapur për çdo model, por vuri tre kushte që sipas tij janë jetike.
“Sa kohë që qeveria nuk vjen nga vota e ndershme, por nga vota e marrë me paratë e drogës dhe krimit nuk i shërben njerëzve por këtyre grupeve. Ne jemi të hapur për çdo model për çuarjen përpara të reformës zgjedhore, por duhet të plotësohen tre kushte: Votim elektronik dhe numërim elektronik, të ulet roli i kryetarëve dhe partive dhe të forcohet roli i qytetarëve në këtë proces”,- sqaroi ai.
Sa për votën e emigrantëve, kreu i PD-së, tha se nuk do lejojmë të kthehet në një fasadë për të mbuluar një dramë të madhe. “Kjo qeveri nuk iu ofroi këtë të drejtë atyre që jetojnë këtu, jo më atyre që jetojnë jashtë vendit”,- tha Basha.
Sigal