PD-LSI bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, shkarkohet kryetarja e nënkryetarja

547
PD dhe PSI , pas 23 qershorit 2017 janë në opozitë, dhe kjo po ndikon edhe në pushtetin vendor. Kështu, në Këshillat Bashkiake, ku deri tani PS dhe LSI kanë qenë së bashku, po shfaqen tendenca politike, që këto dy forca politike të bashkohen së bashku, duke bërë që këshilltarët e LSI-së të shkëputen nga koalicioni me PS-së. Mirëpo, ky rigrupim politik do të sjellë edhe raporte të reja politike në Këshillat Bashkiake, ku pasoja më e drejtpërdrejtë është edhe ristrukturimi I Këshillave Bashkiakë, ku në shumë prej tyre, PS-ja do të mbetet opozitë, edhe pse kryebashkiaku mund të jetë socialist. Anëtarët e PD dhe LSI në këshillin bashkiak të Gjirokastrës kanë bashkuar votat duke shkarkuar kryetarin e këtij këshilli Roland Karalli dhe dy nënkryetarët Ardian Hyska dhe Merita Isaraj. Pasi kanë plotësuar kuorumin e nevojshëm prej 16 votash është bërë edhe zgjedhja e drejtuesve të rinj të këtij këshilli Mimoza Çomo, Mirela Mamani dhe Gramoz Braho. Zhvillimet e reja erdhën fill pas disa dorëheqjeve të këshilltarëve të grupit të djathtë të cilët kaluan me PS që kish krijuar bindjen se tashmë kish forcuar pozitat e saj duke hapur rrugën për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Por mbledhja e ditës së sotme përmbysi çdo parashikim duke ndryshuar rrjedhën e zakonshme të zhvillimit të mbledhjeve në këtë këshill.
Sigal