PD “ia plas” FOTON surratit Ramës: Ja ku i ke autorët që përgjakën dje zgjedhjet me kryebashkiakun dhe kreun e PS-së në Kavajë

256
Sigal

Partia Demokratike rrëzon përfundimisht alibinë e kryeministrit Edi Rama se ata që përgjakën pasditen e djeshme jo vetëm zyrën e PD-së në Kavajë, por të gjithë zgjedhjet e 25 prillit janë demokratë.

Lidhur me këtë selia blu ka publikuar dhe një foto-dëshmi të autorit të plagosjes Ndiçim Jonuzi, apo Ndriçim Tahiri dhe bashkëpunëtorëve të tij në krimin e djeshëm dhe lidhjes së tyre me PS-në dhe veçanërisht me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redian Krali.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Këtu është identifikimi i plotë i njerëzve të Edi Ramës dhe autorin e krimit të mbrëmshëm në Kavajë.

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!