Kryeministri Rama apel Bashës: Të bashkojmë forcat!

367
Sigal

Kreu i qeverisë, Edi Rama sërish i bën thirrje kreut të PD-së, Lulzim Basha për bashkim forcash në luftën kundër Covid-19.

Përmes një video live në facebook, ku prezantoi paketën e dytë të ndihmës ekonomike, Rama tha se “Të bashkojmë forcat, të ballafaqojmë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre. T’i flasim popullit me një zë për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Uroj që ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër. Sapo kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë na ndan nga ecja drejt daljes apo ecja mbrapsht në qorrsokak”.