PD hedh poshtë emrat e ministrave teknikë dhe kandidatëve për deputet të dala në media

603
Si ditën e djeshme, po ashtu edhe sot, dolën në media disa emra të mundshëm për 6 ministritë teknike si dhe lista e kandidatëve për deputet të propozohen nga opozita. Por sipas burimeve nga PD, këto emra nuk qëndrojnë dhe hidhen poshtë nga selia blu.

Po të njëjtat burime shprehen se ministrat teknikë që do propozohen nga PD sipas marrëveshjes së 18 majit, do të jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes në funksion të garantimit të votës së lirë, përmes luftës ndaj drogës, parave të drogës, krimit, dhe moslejimin e shfrytëzimit të administratës për interesa elektorale. Nga baza demokrate janë propozuar mbi 1700 kandidatura për deputet përmes një procesi të hapur edhe për qytetarët.
Sigal