Zamira Çavo: Hiqni dorë nga “të fortët” dhe konfliktualët!

464
Dy fjalë Z. Basha
I dashur Luli,

Sot ti ke hedhur një hap të rëndësishëm në të ardhmen tënde! Sigurisht ke zhgënjyer militantët dhe bashkëpunëtorë, por nuk je i vetmi. Edhe z Rama po kështu ka vepruar. Unë e vlerësoj këtë hap që të dy keni hedhur. Jo se besoj që tashmë lumturia do mbërrijë tek populli, jo se besoj që Shqipëria do ketë ditë të bukura e qetësi, por sepse jam e bindur që ju do mbyllni një epokë të vjetër të politikës konfliktuale e do përgatisni terrenin për një elitë të re politike. Unë ju përshëndes dhe ju mbështes, sepse besoj se të dy ju, merituesit e kësaj marrëveshjeje, do keni gjetur gjuhën për të prerë litarët që ju kanë mbajtur lidhur në hapat tuaj politikë.

Por sot po ju drejtohem vetëm Ju si lider I opozitës zyrtare. Ju keni shansin që e krijoi koha dhe ju vetë, që të çoni në parlament figura të shkëlqyera të këtij vendi. Veproni si partitë e Kosovës: Çoni në Parlamentin e ardhshëm njerëz me integritet e jo militantë. Hiqni dorë nga “të fortët” dhe konfliktualët! Hiqni dorë nga çuarja në Parlament të “fëmijëve” që ju mund t’i përdorni nesër si kukullat tuaja! Ju mund dhe duhet ta bëni këtë. Momenti historik ju a solli ne dorë ju dhe jo Edit. Edi e ka bërë zgjedhjen e tij. Ju keni ende kohë. Bëjeni dhe do mundësoni një Parlament më të mirë dhe ju vete do ndjeheni më i lirë ! Bëjeni sepse do t’i bëni një të mirë të madhe Shqipërisë!
Sigal