Meta nxjerr foton: Si ish-student i dhjetorit s’mund të heshtja para votimeve me një kandidat

443
Sigal

Pyetjes së deputetit Halit Valteri, se ku e ka bazuar vendimmarrjen e tij Ilir Meta për të anuluar dekretin e tij për datën e zgjedhjeve, Presidenti i dha një përgjigje në Komisionin e posaçëm hetimor për shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit ka kujtuar se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ka ndodhur nga dy ish presidentët e Shqipërisë.

Madje ai ka kujtuar vendimin e ish-Presidentit, Ramiz Alia, i cili sipas tij i dha mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.

Meta tha se si ish-student i dhjetorit, nuk mund të pranonte që të kthehen votime si në kohën e diktaturës me një kandidat.

“Janë dy President të Republikës që kanë vepruar në mënyrë të tillë për të ç’tensionuar situatë dhe për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ua shpjegojnë.

Precedentin e parë e ka bërë Ramiz Alia në vitin 1991, ku i dha mundësi opozitës së sapo krijuar dhe që i jepte mundësi të merrte pjesë në zgjedhjet për rrëzimin e tij.

Ne i kërkuam Ramiz Alisë pluralizimin politik, por ai e pranoi dhe me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve, tregoi se të gjithë duhet të viheshim në shërbim të pluralizmit demokrat njëherë e përgjithshmen.

Kjo është e tepërt, përveç argumenteve ligjor dhe konventave, t’i kërkosh një ish-studenti të dhjetorit të heshtë pas 30 vjetësh, të hesht dhe të kthehet në votime me një kandidat si njëherë e një kohë”, u shpreh Meta.