PD bën gati listën e ministrave dhe drejtorëve teknikë

444
PD ka bërë gati listën me 6 ministrat, zëvendëskryeministrin, 3 drejtorët teknikë, kreun e KQZ dhe Avokatin e Popullit. Burime nga PD thanë për lapsi.al se lista me emrat do t’i dërgohet kryeministrit Rama. Nëse do të pranohen, emrat e kabinetit të qeverisë do t’i dërgohen presidentit për t’u dekretuar dhe më pas do të duhet të marrin votëbesimin në parlament. Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të hënën ose të enjten për të votuar dekretet dhe anëtarët e opozitës në komisionet e vettingut.
Sigal