PD: Aministia e Edi Ramës, falen Armando Prenga, blerësit e votës dhe kultivuesit e drogës

325
Sigal

Partia Demokratike deklaroi sot se pas amnistisë së qeverisë, praktikë e çdo fundviti fshihet qëllimi për të falur Armando Prengën si dhe kultivuesit e drogës.
Sekretari i Përgjithshëm e PD-së, Arben Ristani deklaroi sot se kjo amnisti shërben kriminelët por nuk fal protestuesit.

“Edi Rama ka përgatitur një amnisti e cila do t’u japë lirinë dhe do të falë kultivuesit e drogës, kriminelët që kanë tentuar të vrasin, kriminelët që kanë dhunuar zgjedhjet.
Kur vendi ka nevojë të luftojë krimin që po shtie në dorë politikën, ekonominë, dhe gjithë shoqërinë, Edi Rama ka zgjedhur të falë kriminelët.
Amnistia qeveritare do të falë Armando Prengën që tentoi të vriste dhe të tjerët si ai, por nuk do të falë qytetarët që protestuan kundër ndërtimit të paligjshëm të parkut të liqenit”, tha Ristani.