Pas Xhafajt, Rama mbërrin në një makinë me Sandër Lleshin në Ministrinë e Brendshme

461
Sigal

Kryeministri Rama ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Brendshme me Sandër Lleshin, të cilin e emëroi në postin e zv. ministrit por që do të mbajë funksionet e një ministri.

Rama do të prezantojë Lleshin si zv.ministër të Brendshëm.

Në ambientet e Ministrisë së Brendshme të pranishëm janë Ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj i cili mbërriti para kryeministrit, derejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda.

Rama e emëroi Lleshin pas seancës parlamentare të Kuvendit ditën e sotme ku parajamëroi presidentin Meta dhe i dha dhe disa ditë kohë për dekretimin e Lleshit si Ministër të Brendshëm. “Uroj që kjo situatë mos të shkojë deri në thyerje”, tha ai.