BILL CLINTON DHE JAMES PATTERSON

539
Sigal

PRESIDENTI ËSHTË ZHDUKUR

Thriller-i më intrigues dhe mbresëlënës ndër vite, një libër me detaje që vetëm një president mund t’i dijë, dhe me kureshtjen gjithëpërfshirëse që vetëm James Patterson-i mund të ngjallë

Ne nuk mund të mbijetojmë pa një shtyp të lirë, të përkushtuar për të mbrojtur atë ndarje delikate dhe të sigurohemi që të ndjekim faktet, kudo që të na çojnë. Por mjedisi aktual ushtron presione serioze te gazetarët tanë, të paktën tek ata që mbulojnë politikën, që ata të bëjnë të kundërtën – të ushtrojnë fuqinë e tyre, dhe me reportimet dinake “të çnormalizojnë” të gjithë politikanët, madje edhe ata të ndershmit, të aftët, shumë shpesh për shkak të çështjeve të tyre të rëndësishme. Studiuesit e quajnë këtë “ekuivalencë të rreme”. Kjo do të thotë se kur gjeni një mal me fakte për ta ekspozuar te një person apo parti, ju duhet të grumbulloni një pirg dheu në anën tjetër që ta përdorni për të shmangur akuzën e anësisë. Këto pirgje dheu kanë përfitime të mëdha: shtimi i shikueshmërisë së lajmeve të mbrëmjes, miliona reagime në Twitter dhe më shumë material për talk-show. Kur malet dhe pirgjet e dheut duken e njëjta gjë, fushatat dhe qeveritë i përkushtojnë shumë pak kohë dhe energji diskutimit të çështjeve që kanë më shumë rëndësi për njerëzit tanë. Edhe kur ne përpiqemi ta bëjmë këtë, shpesh përmbytemi nga vrulli i ditës.  Unë pikturoj një fëmijë të vogël, të mbështjellë në krahët e të ëmës, duke fjetur qetë, duke mos ditur asgjë për këtë botë të mbushur me urrejtje. Ndoshta, Salma do të rritet dhe do të bëhet një grua që do ta ndryshojë të gjithë këtë. Ndoshta, ajo do të jetë e vetmja që do të na largojë nga përçarjet tona, e të na çojë drejt mirëkuptimit. Na duhet të besojmë se kjo mund të ndodhë një ditë, apo jo? Më në fund, arrijmë në bodrum, ku ka një rrugicë njëkalimshme. Duket si bunker, por është një qendër operacionesh e mirëfurnizuar që Dick Cheney e përdori kur ndodhi 11 shtatori, dhe dy dhoma të tjera të projektuara për takime, me tavolina të thjeshta përreth apo shtretër portativ për të fjetur. Kalojmë dyert dhe ecim drejt një tuneli të ngushtë që e lidh ndërtesën me Departamentin e Thesarit, drejt lindjes, në datë 15 dhe Pensilvani. Çfarë ka Shtëpia e Bardhë nën të, ka qenë gjithmonë një subjekt miti dhe thashethemesh, që prej Luftës Civile, kur Ushtria sulmoi Shtëpinë e Bardhë dhe u bënë plane që presidenti Linkoln të evakuohej në kupolën e Ndërtesës së Thesarit, si një vendqëndrim i fundit. Puna e vërtetë në tunel nisi që nga koha e F. D. Ruzveltit dhe Luftës së Dytë Botërore, kur një sulm ajror në Shtëpinë e Bardhë u bë një mundësi e vërtetë. Ajo u projektua në një model zigzag, saktësisht për të zvogëluar ndikimin e një sulmi me bombë. Me pak fjalë, ndoshta është më e thjeshtë të kapërcesh humbjen personale kur e gjithë bota përreth teje kërkon vazhdimisht vëmendjen tënde. Në fillim, je i trishtuar dhe i vetmuar. Pastaj, realiteti ndryshon – ke humbur dashurinë e jetës, bija jote ka humbur nënën e saj, dhe një gruaje të mrekullueshme iu mohua mundësia të jetonte një jetë të gjatë e plot begati. Tani, i je mirënjohës fatit për kërkesat e punës tënde. Por, ka momente të një vetmie të pafundme, edhe kur je president. Nuk do ta kisha ndjerë këtë më parë. Përgjatë dy viteve të para, kisha shumë vendime të vështira për të marrë. Shpesh thjesht lutesha të bëja telefonatën e duhur, dhe nuk më interesonte se sa këshilltarë kisha, sepse përgjegjësia ishte e imja, vetëm e imja. Por nuk ndihesha kurrë i vetmuar. E kisha përherë me vete Rashelin, duke më dhënë mendimin e saj të sinqertë mbi vendimet që merrja, duke më thënë të bëja më të mirën e mundshme, dhe kur gjithçka kishte mbaruar, më mbështillte me krahët e saj rreth qafës. E ndjej ende mungesën e Rashelit, në çdo moment, në çdo mënyrë që një burrë ndjen mungesën e gruas. Sonte, ndjej në mënyrë të pashpjegueshme mungesën e qortimeve dhe mbështjeve të saj, sigurinë që më jepte duke më bërë të besoja se gjithçka do të shkonte shumë mirë. Nuk do të ketë kurrë një tjetër Rashel. E di këtë. Por, uroj të mos jem i vetmuar gjithë kohës. Rasheli kërkoi që të flisnim mbi ç’do të ndodhte pasi të vdiste. E kishte zakon të bënte shaka se do të isha beqari më i pranueshëm në të gjithë planetin. Ndoshta. Tani, ndihem si një i metë pa ide që do t’i zhgënjejë të gjithë. Nuk kam asnjë ide se çfarë kishte ngjarë. Mund të kishte ndodhur që ky njeri të kishte kryer një krim të dhunshëm apo të kishte rrëmbyer ndonjë kuletë, ose ndoshta thjesht i ka acaruar. Shpresoj që oficerët të jenë duke bërë detyrën e tyre dhe të veprojnë siç duhet. E di se shumica e policëve bëjnë më të mirën që munden. Por e di se ka edhe policë të këqinj, sikurse ka edhe njerëz të këqinj në çdo profesion. Gjithashtu, ka nga ata që mendojnë se janë policë të mirë por, në mënyrë të  pandërgjegjshme, kur shohin një zezak të veshur me bluzë dhe xhinse, mendojnë se ky është një kërcënim më i madh se sa një i bardhë i veshur njësoj. Shoh përreth turmën kureshtare, njerëz të të gjitha racave dhe ngjyrave. Dhjetë njerëz të ndryshëm mund të shohin të njëjtën gjë dhe të dalin me dhjetë përfundime të ndryshme. Disa do të shohin policët e mirë që bëjnë punën e tyre. Disa do të shohin një zezak që diskriminohet për shkak të ngjyrës së lëkurës. Nganjëherë, edhe ndodh kjo. Nganjëherë është diçka tjetër. Nganjëherë janë pak nga të dyja. Pavarësisht kësaj, thellë në mendjen e çdo spektatori është e njëjta pyetje: ky njeri i paarmatosur a do të shpëtojë pa u goditur? Kaloj rrugën për të shkuar drejt destinacionit tjetër. Nuk ka zgjidhje të lehta për të tilla probleme, kështu që përpiqem të ndjek këshillën time – të kuptoj kufizimet dhe të vazhdoj të bëj atë që mundem për të përmirësuar gjërat. Një urdhër ekzekutiv, një projektligj mbi tavolinë, fjalime, fjalë nga tribuna ime – këto gjëra mund të vendosin rregullin, të na çojnë në drejtimin e duhur. Por është një betejë e lashtë sa vetë njerëzimi, një luftë e hapur armiqësore me njëri-tjetrin. Në çdo moshë dhe kohë, individë, familje, klane dhe kombe kanë luftuar si ta trajtojnë “tjetrin”. Në Amerikë, racizmi është mallkimi ynë më i vjetër. Por, ka edhe ndasi të tjera – mbi fenë, emigracionin, identitetin seksual. Ndonjëherë, strategjia e quajtuar “ata” është thjesht një lëndë narkotike për të ushqyer pjesën kafshërore brenda nesh. Shpeshherë, ata që vendosin binarë kundër “atyre” triumfojnë mbi përgjërimet e tyre të sinqerta për të kujtuar se çfarë mund të jemi “ne” dhe çfarë mund të bëjmë së bashku. Mendjet tona kanë punuar në këtë mënyrë për shumë kohë. Ndoshta, kështu do të jenë gjithmonë. Por, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi. Ky është misioni i përhershëm që paraardhësit tanë na lanë: të çojmë përpara “bashkimin më të përsosur” mes njerëzve. Ndjej shtrëngim në kraharor kur mendoj peshën e kësaj situate për Lilin. Por, nuk kam zgjedhje tjetër. Kam bërë një betim për të mbrojtur këtë vend, dhe jam i vetmi njeri që mund ta bëj këtë. – Dëgjo, – i them, duke e kapur nga dora. – Dua që ditët në vazhdim t’i kalosh në Shtëpinë e Bardhë. Dhomën e ke gati. Nëse të duhet ndonjë gjë nga shtëpia, do të ta sjellin agjentët. – Nuk … kuptoj, – kthehet dhe më vështron, me buzët që i dridhen lehtë. – Babi, je në rrezik? Nuk di sesi t’i vë fre emocioneve. Nuk më ka thirrur më ‘baba’ që kur ishte adoleshente, edhe pse e tha një apo dy herë kur Rasheli ishte në grahmat e saj të fundit. Ajo e ruan këtë për rastet kur ndjehet më e brishtë, më e tmerruar. Kam duruar shpimet sadiste të rreshterëve, hetuesit gjakatarë të Irakut, ligjvënësit partiakë, dhe shtypin e Uashingtonit, por ama, ime bijë i gjen pikat e mia të dobta si askush tjetër.  Përkulem dhe  mbështes kokën mbi të sajën. – Unë? Thjesht po tregohem i kujdesshëm. Thjesht dua që të jesh e sigurt. Nuk është e mjaftueshme për të. Më shtrëngon krahët rreth qafës dhe më përqafon fort. E marr afër, gjithashtu. Mund të dëgjoj dënesat e saj, të ndjej që dridhet e gjitha. – Jam shumë krenar për ty, Lili! – pëshpërit, duke shmangur të kruaj fytin. – Ta kam thënë ndonjëherë? – Ma thua gjithë kohës, – më thotë në vesh. Përkëdhel flokët e shndritshëm, të fortë dhe të pavarur të vajzës sime. Tani, ajo është një grua, me bukurinë, mendjen dhe shpirtin e së ëmës, por do të jetë përherë vajza e vogël që ngazëllehet kur më sheh, që sokëllin kur e mbush me të puthura, që nuk e zë gjumi pas një makthi nëse babi nuk e mban nga dora. – Shko tani me agjentët, – i pëshpërita. – Do të shkosh? Largohet nga unë, fshin lotët nga faqet, merr frymë, më vështron me sy plot shpresë dhe tund kokën. Pastaj, zgjatet drejt meje, duke m’i hedhur sërish krahët. I shtrëngoj sytë të mbyllur, mbaj trupin e saj që dridhet. Befas, vajza ime e rritur është pesëmbëdhjete vite më e vogël, një nxënëse që ka nevojë për babain e saj, një baba që mendohet të jetë shtylla e saj, që nuk do ta lërë asnjëherë vetëm. Ulem sërish në vendim tim. Marr frymë. – Si t’ju thërras? – e pyes. – Mund të më quani … Ogi. Sjellja provokuese dhe sarkazma u zhdukën. Një fitore e vogël për mua. Ndoshta i luan më mirë letrat, por është ende një fëmijë buzëqumësht, dhe unë jam rrahur me vaj e me uthull. – Dhe si … duhet t’ju thërras unë? – më thotë, thuajse duke pëshpëritur. – Më thërrisni zoti President. Vendos dorën mbi karrigen e tij, si të ishim miq të vjetër familje. – Ja si do të funksionojë kjo punë, – them. – Ju do të më thoni se nga i dini këto fjalë. Dhe do të më rrëfeni gjithçka. Pastaj, unë do të vendos çfarë të bëj. Nëse ju dhe unë mund të punojmë së bashku – nëse jam i kënaqur me bashkëbisedimin tonë – atëherë kjo mund të jetë diçka shumë e mirë për ju, Ogi. I lë pak kohë të mendohet, të gjejë dritën në fund të tunelit. Ka përherë një dritë në fund të tunelit kur unë negocioj. – Por, nëse nuk jam i kënaqur, – vazhdoj, – do të marr masat e nevojshme për ju, për të dashurën tuaj, për këdo që e keni për zemër në këtë botë, në mënyrë që të mbroj vendin tim. Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëj. Nuk ka asgjë që nuk do ta bëj. – Do të donit të dinit se si e kam zbuluar Kohë të Errëta? – thotë, me zërin që i dridhet nga pasiguria. – Gjithashtu, do të donit të dinit pse energjia elektrike në Shtëpinë e Bardhë vazhdon të … ndërpritet? Nuk i përgjigjem drejtëpërsëdrejti. Ai po thotë se është përgjegjës për regëtimin e dritave në Shtëpinë e Bardhë. Një mashtrim? Përpiqem të kujtoj nëse Nina i pa dritat të regëtinin ndërsa ishte atje. – Sa e mërzitshme duhet të jetë, të merreni me çështjet e rëndësishme të sigurisë kombëtare, politikat ekonomike dhe intrigat … politike në Zyrën tuaj Ovale, ndërkohë që dritat fiken e ndizen, si të jetoni në ndonjë kasolle të një vendi të botës së tretë, – thotë. Merr frymë thellë. – Teknikët tuaj nuk e kanë idenë pse regëtijnë? Sigurisht që nuk e kanë! Ai rifiton besimin në zërin e tij. – Dejvisi kishte një grua dhe një djalë të vogël, apo jo? – e pyes. Nëse do ta dija se Shërbimi Sekret do të më gjurmonte sonte, do të kisha bërë atë ç’ka bëj përherë kur vizitoj pikat më të rrezikshme  në botë ‒ Pakistanin, Bangladeshin apo Afganistanin, aty ku Shërbimi Sekret është mëse i pasigurt për sigurinë time: do të kisha ngulur këmbë që asnjë agjent që kishte fëmijë të vegjël të mos më shoqëronte. – Kjo është puna jonë, – thotë Xhakobsoni. Thuajuani këtë gruas dhe djalit të tij. – Po Ontiveros? – Po, zotëri, – thotë, duke tundur kokën me nderim. Ai ka të drejtë. E ardhmja do ta tregojë. Do të sigurohem se nuk do ta harrojmë familjen e Dejvisit dhe familjarët e Ontiverosit. Ky është betimi im personal. Por, nuk mund të merrem tani me këtë çështje, të paktën jo sonte. Vajtoji humbjet më vonë, pasi lufta të mbarojë, e kishte zakon të thoshte Rreshter Meltoni. Kur je në luftë, lufto.

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018″

Panairi i Librit “Tirana 2018” (14-18 nëntor), është Panairi i 21 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës. Festa me e madhe e librit ne Shqiperi: Panairi kombetar i Librit! Ngjarja qe e presin aq shume lexuesit!  Synimi është përgatitja e  një aktivitet me një nivel edhe më të lartë. Panairi i Librit, si zakonisht, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Ai do të ketë si objekt kryesor paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit. Ky panair do të bashkojë të gjithë njerëzit, puna e të cilëve ka në epiqendër librin: autorë, botues, përkthyes, përfaqësues të shtypit dhe medias me qëllim zhvillimin e kontakteve midis tyre dhe promovimin e leximit në publikun e gjerë, veçanërisht te të rinjtë. Ky panair do të shndërrohet në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën.

BILL CLINTON

Është zgjedhur president i

Shteteve të Bashkuara prej vitin 1992 deri në vitin. Pasi la Shtëpinë e Bardhë, ai themeloi

“Fondacionin Clinton”, i cili ndihmon në përmirësimin e shëndetit global, në rritjen e mundësive të vajzave dhe grave, në reduktimin e obezitetit të fëmijëve dhe të sëmundjeve të evitueshme, në krijimin e mundësive dhe rritjes ekonomike, si dhe në menaxhimin e efekteve të ndryshimit klimaterik. Ai është autor i një numri veprash në prozë, përfshirë “Jeta ime” _ një bestseller ndërkombëtar. Ky është romani i tij i parë.

JAMES PATTERSON

Ka marrë Çmimin Letrar për “Shërbim të Veçantë ndaj Komunitetit Letrar Amerikan” nga “Fondacioni Kombëtar i Librit”. Ai mban Rekordin Botëror të Guinness-it për bestseller-at e New York Times-it, dhe librat e tij janë shitur në më shumë se 375 milionë kopje në mbarë botën. Një kampion i palodhur i fuqisë së librit dhe të lexuarit, Patterson-i ka krijuar serinë e librave për fëmijë “JIMMY Patterson”. Misioni i tyre është i thjeshtë: “Ne duam që çdo fëmijë i cili përfundon së lexuari një Libër “JIMMY”, të thotë “JU LUTEM, MË JEPNI NJË LIBËR TJETËR”.