Pas takimit me ambasadorët, Bylykbashi e Vasili në zyrën e Bashës

256
Sigal

Përfaqësuesit e opozitës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas takimit me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman kanë shkuar në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha.

Takimi vjen para mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga opozita në orën 17:00. Në takim merr pjesë dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.