Pas shkarkimit nga Banka e Shqipërisë ,Arben Malaj padit Kuvendin në gjykatë

435
Sigal

Ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj, ka paditur sot Kuvendin në Gjykatën Administrative.

Mësohet se Malaj këtë vendim e ka konsideruar si të paligjjshëm ndërsa lidhur me këtë vendim të Kuvendit pritet të vendos Gjykata .

Kuvendi ka votuar  për shkarkimin nga detyra të Arben Malajn me 18 Dhjetor të vitit të kaluar ku, ku me 72 vota pro, 10 kundër, 6 abstenim dhe 12 nuk votuan fare, ai nuk do të jetë më në këtë post.

Malaj, i cili njihet si një kritik i kryeministrit Edi Rama, është propozuar nga qeveria që të shkarkohet.

Më herët janë zbardhur edhe argumentet e plota se përse mazhoranca nuk e do më në detyrë Arben Malajn. Sipas relacionit të depozituar në Kuvend, Malaj nuk ka folur në publik për çështje që mund t’i interesojnë shoqërisë, por thjesht ka hedhur akuza politike.