Pas protestës së opozitës/ Manjani: Kërcënimi policor nuk i bën më punë Ramës…

558
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Manjani shkruan se propaganda, arroganca, padrejtësia, kërcënimi policor nuk i bëjnë më punë Rilindjes.

“Propaganda, arroganca, padrejtësia, kërcënimi policor nuk i bëjnë më punë Rilindjes!

Pjesmarrja masive e njerëzve flet më shumë se asgjë tjetër!

Tani është radha e opozitës të tregojë që është alternativa më e mirë!”, shkruan Manjani.