Partia Demokratike: Rama po godet mediat kritike, sulm kribernetik ndaj Syri.net

544
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmeve kibernetike, që janë bërë gjatë tre ditëve të fundit ndaj medias online Syri.net.

Në një deklaratë për mediat, PD ka kërkuar nisjen e hetimeve për sulmet ndaj kësaj media.  “Sulmet kibernetike, të orkestruara pas sulmeve publike të Edi Ramës kundër Syri.net, janë përpjekje kriminale për t’u mohuar qytetarëve të drejtën e informimit

Partia Demokratike kërkon nisjen urgjente të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që kanë orkestruar dhe zbatuar sulmin kibenetik për mbylljen e gojës të një mediaje kritike me regjimin në ikje të Edi Ramës”,- thuhet në reagimin e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Prej 3 ditësh media online Syri.net është në një valë sulmi kibernetik me qëllim bllokimin e shpërndarjes së informacioneve të cilat nuk janën nën kontrollin e qeverisë. Ky është një sulm i mirëpaguar, që shfaqet me një shtrirje globale, në ccdo kontinet.

Bllokimi i përsëritur i faqes së Syri.net vjen pas sulmeve direkte të Edi Ramës kundër gazetarëve të Syrit, për arsyen e vetme se kjo është një media që i jep zë kritikëve të Edi Ramës, publikon pa censurë qëndrimet e opozitës dhe, mbi të gjitha, thotë të vërtetat mbi regjimin në ikje të Edi Ramës.

Sulmet kibernetike, të orkestruara pas sulmeve publike të Edi Ramës kundër Syri.net, janë përpjekje kriminale për t’u mohuar qytetarëve të drejtën e informimit

Partia Demokratike kërkon nisjen urgjente të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që kanë orkestruar dhe zbatuar sulmin kibenetik për mbylljen e gojës të një mediaje kritike me regjimin në ikje të Edi Ramës.