Përfshirja në fushatë, nisin hetimet për shefat e disa komisariateve

421
Fushata është zhvilluar e ashpër. Ndonëse policia u paralajmërua për të mos u bërë pjesë e saj, një gjë e tillë nuk ndodhi në terren. Shefa komisariatesh në rrethe të ndryshme janë bërë pjesë e presioneve dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve me qëllim blerjen e votës në favor të Partisë Socialiste. Jo në pak raste për këtë qëllim është akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako. Edhe për këtë të fundit është bërë kallëzim nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në prokurori janë dërguar edhe emrat e shefave të komisariatit të Dibrës, Beratit, Elbasanit, Vlorës, Vorës. Ka dyshime të bazuara në prova konkrete se ata janë përfshirë në fushatë. Madje kanë shkuar edhe më tej. Kanë përdorur element kriminal për të bërë presione qytetarëve. Faktet janë bërë publike edhe nga ministri Teknik i Brendshëm Dritan Demiraj. Por më të shumta denoncimet kanë ardhur nga radhët e LSI-së, të cilët kanë qenë çdo ditë në terren.
Sigal