Partia Demokratike: Bashkim Fino shpif, gjykatat janë nën presion nga Rama

635
Federata Shqiptare e Futbollit krijon përplasjen mes demokratëve dhe kandidatit për president, Bashkim Fino
Bashkim Fino: Basha bën presion për regjistrimin e Shoqatave të futbollit
Bashkim Fino, kandidat në garën për kreun e FSHF-se, ka reaguar në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Lulzum Basha se ka bërë presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Fino ka shprehur shqetësimin duke iu kërkuar partive politike të qëndrojnë larg abuzimeve. “Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht, si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

PD: Edi Rama kërkon të kapë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike duke e cilësuar si të pa vërtetë këtë deklaratë të kandidatit të PS si president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Partia Demokratike ka përgënjeshtruar këtë deklaratë duke e cilësuar si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino. “Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë. Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiliano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun. Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin. Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar, përveç sheshit! Më 27 Janar Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim!”, është shprehur PD në deklaratën e saj. 
Sigal