Partia Agrare Ambientaliste: Rama ka vetëm një aleat shkatërrimin e zgjedhjeve 2021.

359
Sigal

Me qëndrimin arrogant dhe të papërgjegjshëm të bllokimit dhe mos-respektimit të marrëveshjes së 5 Qershorit 2021, Rama po vonon dhe pengon me vetëdije çeljen e negociatave, po vonon dhe dëmton fillimin e përgatitjes së partive politike dhe koalicioneve respektive për zgjedhjet parlamentare 2021.

Kjo sjellje politike e Ramës është tipike e liderëve autoritarian dhe neo-diktatorial që janë armiq të përbetuar të demokracisë, të lirisë së fjalës së lirë dhe të ndarjes së balancës dhe kontrollit të tre pushteteve kushtetuese, kuvendit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Rama nuk i do por edhe nuk është i lirë të lejojë zgjedhje të lira sepse edhe sipas vlerësimeve ndërkombëtare Rama drejton qeverinë më të paaftë dhe thellësisht të korruptuar deri në kapje të shtetit.

Përballë pasojave të kësaj situate kritike për të sotmen dhe të ardhmen, është koha për reagim protestues, është koha për të arritur një votë plebishitare kundër diktaturës së pushtetit absolut të Ramës dhe hajdutëve të tij